Varfëria shumëdimensionale është reflektimi i privimeve të ndryshme më të cilat përballen njerëzit në aspekte të ndryshme të jetës së tyre; me fjalë të tjera përkthimi i mungesës të të ardhurave në çështje si frekuentimi i shkollës nga fëmijët, qasja e familjeve në ambientet e kujdesit shëndetsorë, uji i pastër, energjia elektrike e kështu me rradhë.
Në fakt, gjithë këto faktorë dhe të tjerë janë pjesë e studimit të drejtuar nga UNDP, i cili ka bërë publik Indeksin e varfërisë shumëdimensionale.
Sipas Indeksit të këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 6-të në total. Nga vendet e rajonit, Mali i Zi renditet i 50-i, Serbia e 67-a, ndërsa Maqedonia ështëe e fundit në rajon, e 80-a.
Shqipëria nuk shfaq ndryshim me raportin e një viti më parë, ndërsa specifikat e studimit tregojnë se përqindja e popullsisë që jetojnë në varfëri multidimensionale është 0.1 %, ndërsa përqindja e popullsisë që jeton nën kufirin minimal të jetesës është 14.3 %.
Në 101 vendet në zhvillim që u analizuan jetojnë rreth 1.3 miliardë njerëz (rreth 23,1% e popullsisë), të cilët janë të varfër shumëdimensionalë. Gjysma e tyre janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Një e treta janë fëmijë nën moshën 10 vjeç.
Çuditërisht, dy të tretat e të varfërve shumëdimensionalë jetojnë në vendet me të ardhura afër mesatares.

Burimi: Monitor
e.ll./dita

Beni nje sondazh ne vendet e zhvilluara dhe do te habiteni qe ata qe jetojne nen nivelin e varferise jane shume me teper se 14%.
Ne krahasim me 85.7% qe ishin ne prag te urise te kohes se Dulles permiresimi eshte i dukshem. Po te mos vidhte Edvini me kater duar ( thone qe edhe Zahoja ka filluar te vjedhe lodrat e shokeve ne cerdhe) edhe me mire do te ishte.
Po ne vendin fqinj itali a e dini sa eshte,pyesni jozefinen kur thoshte sa e ka franca,sa e ka xhermania…..
Pasi mbushet xhepat tuaj duke vjedhur e grabitur u kujtuat per te varferit…
Sa gazetar e punonjes milioner te mediave futen tek kjo klas e varfer..
Po ju do hapnit negoziatat me tregoni nje vend ku ka mafie e komunista e vete mire