Punime në 450 kabina, ja pse nuk preken zonat e spitaleve

Bora Basholli

Drejtori i OSHEE në Tiranë, Klevis Jahaj, gjatë një interviste u shpreh se po kryhen punime në 45- kabina në të gjithë Bashkinë e Tiranës dhe që pritet të zgjasin deri në fund të muajit shtator.

Ne kemi ndërmarrë një fushatë shumë intensive. Janë rreth 450 kabina në gjithë Bashkinë e Tiranës, në të cilat do të investohet. Investimet janë të shtrira në të gjithë territorin e kryeqytetit. Parashikojmë që punimet kryesore, pjesa më e madhe e të cilave janë drejt përfundimit, do të vijnë duke u reduktuar në muajin shtator”, tha Jahaj.

Më tej, Jahaj shpjegoi se ky investim i shtrirë në gjithë Tiranën nuk prek dhe as përbën rrezik për zonat e spitaleve, pasi këto zona kanë linja të caktuara. “Nuk janë prekur fare këto zona, kanë linja të caktuara, që nuk ndikohen nga pjesa tjetër”, theksoi ai për News24.

Si punohet në këto kabina?

Shpërndahemi në të gjitha pikat, gjatë ditës punohet në 10 pika të ndryshme. Thuajse kanë mbaruar punimet te Komuna e Parisit dhe në Selitë, aktualisht po punojmë në Ali Dem dhe në zonën e ish-Bllokut, ku puna është më intensive, si dhe në zonën e Laprakës, etj. Investime po kryhen edhe në zonat përreth Tiranës, që i përkasin kësaj bashkie, por edhe Bashkisë Vorë.

Akuzat e opozitës ..

OSHEE ka marrë të gjitha masat për të mos ndërprerë energjinë elektrike në asnjë zonë të Shqipërisë. Ne kemi bërë gjithmonë njoftime për stakimet e energjisë gjatë kohës që kryhen punimet, pasi këto punë nuk bëhen në prezencë të energjisë. Mendojmë se deri në fund të shtatorit ndërhyrja në këto 450 kabina do të jetë mbyllur, në mënyrë që t’i paraprijmë periudhës tetor-nëntor-dhjetor. Do të kemi një rrjet të standardeve bashkëkohore.

Keni një analizë të aksionit kundër vjedhjes së energjisë?

Aksioni ka filluar që kur kjo qeveri mori mandatin. Kemi arritur një standard tani që kemi një reduktim të dukshëm të abuzimeve dhe vjedhjeve.

Ka pas ndëshkime?

Pa diskutim, në rastin që janë konstatuar abuzime, janë ndjekur të gjitha hapat përkatëse. Nëse janë gjetur abuzime, janë marrë masa.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *