Një sasi prej 20 kg kanabis është sekuestruar nga policia në Portin e Vlorës.
Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip Benz, me targa gjermane. Sasia e konsiderueshme e kësaj lënde narkotike u gjet në sediljen e pasme të automjetit.
Kanabisi u kap gjatë kontrollit rutinë të policisë kufitare në kohën e imbarkimit te automjetit në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.
e.ll./dita
