Horoskopi, 31 gusht 2019

anazapta

Dashi

Duket se pozicioni i shumë yjeve në shenjën tuaj është i favorshëm, sidomos me Merkurin që sjell stimuj të rinj. Ndërkohë, Afërdita vazhdon t’ju stimulojë shumë në planin afektiv.

 

Demi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, duket se panorama zodiakale premton shumë, sidomos përsa i takon raporteve ndërpersonale. Por në planin ekonomik, duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet.

 

Binjakët

Me Mërkurin në një pozicion shumë të favorshëm (ndër të tjera është edh ylli juaj) por dhe me Afërditën që edhe sot është një orbitë të favorshme, nuk do ta keni aspak të vështirë të arrini atë që doni.

 

Gaforrja

Sot mund të jeni veçanërisht të turbullt e për pasojë edhe të pavendosur, Pasi do të jeni nën ndikimin e dyshes Uran-Saturn në kontrast ndërmjet tyre. Është më mirë të qëndroni në pritje.

 

Luani

Në përgjithësi keni një kuadër yjor pozitiv, por kjo nuk do të thotë aspak se duhet ta flini mendjen, sepse mund të ketë edhe të papritura. Marsi duket se ju rigjeneron me vrullin e tij në shenjë.

 

Virgjëresha

Pas një periudhe disi të qetë vjen momenti të shkundeni paksa, pasi pritet një ditë me shumë impenjime e me shumë tension. Edhe humori juaj sot duket se do të lerë shumë për të dëshiruar.

 

Peshorja

Raportet me të tjerët, ndoshta për shkak të ndikimit jo pozitiv të Afërditës në shenjë, priten të jenë disi të tensionuara, prandaj duhet të bëni kujdes që të mos i thelloni mosmarrëveshjet.

 

Akrepi

Situata planetare duket se do të jetë e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, që gjithsesi do të lodhen shumë për të arritur një rezultat minimal. Do të rikuperoni formën fizike.

 

Shigjetari

Sot Marsi në shenjë do të bëje të ndjeheni më të freskët, ndërkohë që sateliti i tokës Hëna, në një pozicion të papërshtatshëm mund të ndikojë negativisht në planin sentimental.

 

Bricjapi

Në një situata të ndërlikuar në drejtim të raporteve ndërpersonale, ndoshta do të ishte më e udhës për ju të kërkonit një kompromis. Qoftë edhe për të fituar kohë. Në rënie erosi.

 

Ujori

Një kuadër yjor shumë i favorshëm bën që kuotat tuaja të rriten ndjeshëm, prandaj mos u çuditni nëse ju vinë shumë oferta. Mbasi sot fati do t’ju buzëqeshë edhe në planin sentimental.

 

Peshqit

Mjafton një “fshikje” e lehtë e Hënës që jo të rifitoni sharmin e duhur që do t’ju ndihmojë të bëni për vete të tjerët. Kujdes, emocionet e kundërta mund të rezultojnë të dëmshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *