Ka njerëz që edhe udhëtimin për në botën e përtejme duan ta bëjnë në mënyrë impresionuese. Pikërisht për këtë kategori ka menduar një kompani franceze në Nimes, e cila ka prezantuar variante të ndryshme të arkivoleve. Për të prezantuar risitë dhe variantet e fundit janë krijuar edhe katalogë, ku njerëzit mund të përzgjedhur arkivolët e preferuar.
Arkivoli tradicional është shumë i mërzitshëm, nëse e krahason me alternativat e “lulëzuara” që të propozohen, por çdo lloj ideje e porositësit mund të kthehet në realitet.
