“Stop” dhunës ndaj grave, artistët meshkuj i thonë jo me ndeshje futbolli

redaktor

Për të mbështetur ditët kundër dhunës ndaj grave, meshkujt po japin kontributin e tyre, duke luajtur një ndeshje futbolli.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta organizuan një ndeshje futbolli kundër dhunës ndaj grave. Aktiviteti u organizua në kuadër të fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

15 figura të njohura të botës mediatike shqiptare, si gazetarë, aktorë, specialistë futbolli, ish-trajnerë të Kombëtares, sportistë, përveçse luajtën në fushë, nënshkruan dhe një deklarate angazhimi kundër dhunës me bazë gjinore, e cila do të shërbejë për të mbledhur më shumë burra dhe djem rreth kësaj kauze në muajt që pasojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *