Nga Janusz Bugajski
Ekskluzive Dita – Kremlini po përgatitet të zgjerojë federatën ruse për t’i mundësuar presidentin Vladimir Putin të qëndrojë në pushtet. Një pasardhës i përgatitur presidencial i Putinit nuk ekziston dhe frika se pa të vendi mund të frakturohet po rritet në mesin e elitës së Rusisë.
Për të ruajtur fasadën e legjitimitetit, Rusia operon me një kushtetutë demokratike, sipas së cilës presidenti është i kufizuar me tre mandate të njëpasnjëshme. Me mbarimin e mandatit (të tretë) të Putin në 2024-ën, zyrtarët po përllogarisin se si të ndryshojnë kushtetutën e madje edhe të forcojnë fuqitë presidenciale.
Një prej mundësive është krijimi i një shteti të ri, me Putinin në krye. Lëvizja më e kuptueshme do të ishte bashkimi i Rusisë dhe Bjellorusisë dhe shpallja e një federatë e re. Sidoqoftë, meqë qeveria bjelloruse do i bënte rezistencë një pushtimi të tillë, ku dhe konfliktet e armatosura janë të mundshëm, Moska mund të përpiqet të shmangë një luftë tjetër.
Një tjetër mundësi e arritshme, e cila mund të kufizojnë veprimtaritë e shtuara ushtarake, do të ishte zgjerimi i federatës ruse thjesht duke përvetësuar territoret e shteteve fqinje që Moska tashmë kontrollon. Zyrtarët, në vijim, mund të pretendonin se me një Rusi më të madhe duhet të miratohet një kushtetutë e re, e cila do të zgjaste presidencën e Putinit për tre mandate të tjerë dhe madje do të zgjeronte fuqitë e tij ekzekutive.
Nëpërmjet zgjerimit të Rusisë, Putini do të përpiqej të largonte vëmendjen e qytetarëve nga dështimet e tij ekonomike, pa një ndërhyrje të retë kushtueshme ushtarake. Nga kjo ai mund të përfitojë mbështetje publike, veçanërisht nga ata rusë që këmbëngulin në kompleksin perandorak sipas të cilit madhësia është e barabartë me forcën. Nëse protestat kundër politikave të qeverisë zmadhohen, zgjerimi do t’i jepte Putinit mundësinë për të vënë në fuqi dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme, me pretendimin se fuqitë e huaja armiqësore po kërkojnë të copëtojnë Rusinë.
Kremlini tashmë kontrollon disa territore, qeveritë separatiste të të cilave mund të bëjnë kërkesë (zyrtare) për përfshirje brenda Rusisë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme. Duke pretenduar se popullsitë e rajoneve tashmë të ndara,kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Rusinë, Moska do të shmangte provokimin e një konfrontimi të drejtpërdrejtë me NATO-n, edhe nëse veprimet e saj dënohen nga fuqitë perëndimore.
Zgjerimi përmes përfshirjes së territoreve kufitare do të përqendrohej në tre shtete – Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi. Moska tashmë ka krijuar një prani të madhe ushtarake në të gjitha rajonet e pushtuara në mënyrë që të parandalojë çdo përpjekje të qeverive gjeorgjiane, ukrainase dhe moldave për të rimarrë territoret e tyre.
Pas luftës së gushtit të 2008-ës, në Gjeorgji, Rusia kontrollon dy rajone secesioniste(në favor të shkëputjes nga territori i shtetit). Zgjidhja më evidente për Kremlinin do të ishte të bashkonte zyrtarisht Osetinë e Jugut të Gjeorgjisë me Osetinë e Veriut, e cila është një njësi federale e Federatës Ruse. Një veprim i tillë ka të ngjarë të mbështetet nga shumica e osetëve që kanë kundërshtuar ndarjen e tyre për dekada.
Rajoni i Abhazisë përgjatë bregut të Detit të Zi konsiderohet me rëndësi strategjike për dominimin e Rusisë në Kaukazin e Jugut. Përfshirja e Abhazisë në Rusi mund të hasë në më shumë rezistencë nga populli, i cili do të preferonin pavarësi të plotë. Sidoqoftë, rajoni është militarizuar thellësisht nga Moska dhe forcat vendase të sigurisë janë plotësisht nën kontrollin rus, duke reduktuar kështu shanset e një rezistence efektive.
Në Moldavi, kontrolli rus mbi rajonin e Transnistrisë mund të bëhet zyrtar nëpërmjet marrjes së plotë (të tij). Kjo do t’i jepte Moskës një kufi të gjatë perëndimor me Ukrainën, ku prania e saj ushtarake mund të përforcohet për të kërcënuar dhe larguar forcat e Kievit nga rimarrja e territoreve të okupuara në lindje të vendit. Në mënyrë të ngjashme me Kaliningradin në Detin Balltik, duke kontrolluar drejtpërdrejt Transnistrinë, Rusia do të fitonte një rrugë dalëse në lumin Danub.
Në Ukrainë, Moska mund të mbajë referendume në territoret e marra tashmë nga aleatët e saj në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Këto territore mund të merren si dy njësi ose si një rajon federal Donbas brenda Rusisë. Kremlini do ta llogariste që pas një periudhe zemërimi perëndimor, kundërshtimi ndërkombëtar do të binte, pasi vëmendja do të shkonte te ndonjë krizë tjetër rajonale.
Duke marrë parasysh se sanksionet ekonomike perëndimore që erdhën si ndëshkim për kapjen e Krimesë nga Rusia nuk duket se do të hiqen së shpejti, Moska mund të arrijë në konkluzionin se ka pak për të humbur në (rastin e) një ofensive të re gjeopolitike. Mund të përllogaritet se një marrje (territoresh)në shumë fronte do ta bashkonte popullin rus në një akt patriotizmi historik dhe në një kundërshtim të presionit perëndimor.
Strategjia e zgjerimit mund të jetë një nga kartat e fundit të Putinit për të vulosur trashëgiminë e tij si një udhëheqës i madh që konsolidoi tokat ruse. Pasi ka mbajtur tashmë për njëzet vjet zyrën më të lartë, ndryshimet kushtetuese do të garantonin që Putini t’ia kalojë edhe Stalinit për jetëgjatësinë e sundimit të tij.

PUTIN’S PLAN TO EXPAND RUSSIA
The Kremlin is preparing to expand the Russian federation to enable President Vladimir Putin to remain in power. There is no groomed presidential successor to Putin and fears are growing among Russia’s elite that without him the country could fracture.
To maintain the façade of legitimacy, Russia operates with a democratic constitution in whicha President is limited to three consecutive terms in office. With Putin’s mandate expiring in 2024, officials are now calculating how to alter the constitution and even to strengthen presidential powers.
One option is for a new state to be created with Putin as its head. The most obvious move would be to unify Russia and Belarus and declare a new federation. However, as the Belarusian government would resist such a takeoverand armed conflicts are likely, Moscow may try to avoid another war.
Another feasible option that could limitadditional military entanglements would be to simply expand the Russian federation by absorbing territories from neighboring states that Moscow already controls. Officials can then claim that with a larger Russia a new constitution needs to be passed that would extend Putin’s presidency for another three terms and even expand his executive powers.
By enlarging Russia, Putin would seek to distract citizens from his economic failures without a costly new military intervention. This could gain him some public support, especially among Russians who persist with the imperial complex that size equals strength. Expansion would also give Putin the opportunity to impose emergency decrees if protests against government policy broaden by claiming that hostile foreign forces are seeking to dismember Russia.
The Kremlin already controls several territories where the separatist governments could petition for incorporation in Russia after the holding of fraudulent public referenda. By claiming that the populations of already separated regions expressed eagerness to join Russia, Moscow would avoid provoking a direct confrontation with NATO even if its actions are condemned by Western powers.
Expansion through the incorporation of bordering territories would focus on three states – Georgia, Ukraine, and Moldova. Moscow has already established a large military presence in all regions it occupies to preclude any attempt by the Georgian, Ukrainian, and Moldovan governments to retake their lands.
In Georgia, Russia controls two secessionist regions following the August 2008 war.The most obvious solution for the Kremlin would be to formally merge Georgia’s South Ossetia with North Ossetia – already a federal unit of the Russian Federation. Such a move is likely to be supported by the majority of Ossetians who have resented their division for decades.
The region of Abkhazia along the Black Sea Coast is viewed as strategically important for Russia’s dominance in the South Caucasus. Incorporating Abkhazia in Russia may encounter more resistance from the Abkhaz who would prefer outright independence. However, the region has become heavily militarized by Moscow and the local security forces are fully under Russian control, thereby reducing chances for effective resistance.
In Moldova, Russian control over the Transnistriaregion could be formalized through outright absorption. This would give Moscow a long western border with Ukraine where its military presence can be buttressed to threaten and divert Kyiv’s forces from regaining occupied territories in the east of the country. Similarly tothe Kaliningrad exclave on the Baltic Sea, by directly controlling Transnistria Russia would acquire an outpost on the Danube River.
In Ukraine, Moscow can hold referenda in territories already held by its proxies in the Donetsk and Luhansk regions. It could absorb these lands as two units or as one Donbas federal region inside Russia. The Kremlin would calculate that after a period of Western outrage, international opposition would subside as the focus turns to some other regional crisis.
With Western economic sanctions unlikely to be lifted any time soon, as punishment for Russia’s capture of Crimea, Moscow may conclude that it has little to lose in a new geopolitical offensive. It couldalso calculate that a multi-frontabsorption would rally the Russian public in an act of historical patriotism and a rebuttal of Western pressure.
The expansion strategy may be one of Putin’s last cards to seal his legacy as a great leader who consolidated Russian lands. Having already held the highest office for twenty years, constitutional changes would ensure that Putin even triumphs over Stalin in the longevity of his rule.
*****
Botuar në Dita. Rubrikën e z.Bugajski mund ta lexoni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Analiste perendimore (polake me sakte me urrejtje gjenetike ndaj Rusise) nuk e kuptojne ne pergjithesi Rusine dhe flasin a shkruajne budallalleqe si ky polako-amerikani Bugajski.
Analize e ceket e pa rrenje ne realitetin rajonal. Propagande e gjalle ne vijen perrallave te klaneve luftenxitese. Sa per polaket, ukrainasit, gjeorgjianet e ca te tjere duan te perfitojne nga rritja e tensioneve. Bugajsket jane vetem altoparlante te ngjirur
Nuk e kuptoj pse Dita bie ne nivelin e Bugajskeve ta radhes
Edhe SHBA ia ka vënë synë Groenlandës me sipërfaqe gati 2 milionë e 200 mijë km katror dhe që e ka mijëra km larg .
Ç’mendon për këtë , analisti i paanëshm Bugajski ?!
Vetem nje gje “harron” Januzi te thote! Ate qe Vladimir Putin ka me sondazhe nje perkrahje popullore 70-80 %, dicka qe ne perendim nuk e gezon askush. C’DO LIDER POLITIK MATET PIKERISHT ME PERKRAHJEN E POPULLIT TE TIJ JO ME PERKRAHJEN E TE HUAJVE PER TE.
Mos genje. Rama ka 99.99% te mbeshtetjes popullore. Apo jo more rilindes i vogel.
Shpellari, qendro me mire atje ku ke vendin, ne shpelle, se nuk je mesu me drite dielli…
Putini politikani i egër rusomadhe model i shtypjes e diskreminimit i shfrytëzimit nacional ,që zbaton e varfëron popullin e vet me metoda social fashiste e imperjaliste .Kundër putinit jan ngritur e politikës tijë jan ngritur vazhdimisht protesta dhe një vargë lëvizjesh nacionale nga klasa puntore ,rinia,dhe intelektual ,por edhe ka një urrejtje edhe nga klasa të kombësisë jo ruse ,kundër zhovinizmit si rasti i Osetsë etj.Edhe nga ukraina jan zhvilluar shumë protesta si në odesë ,kiev,Dniepropetrovsk,Dineproxherxhinsk etj…,por ka kundërshtime të fuqishme dhe nga gjeorgjia ,bjellorusia ,estonisë,lituanisë ,uzbeskistanit e taxhikistanit ,pra Putini e ka të vështirë zgjerimin ,por rënja e kalasë të Putinit do të jetë nga brenda.Tëgjitha popujt e ishë republikave aktuallisht luftojnë kundër procesit të rusifikimit të politikës ,kundër shovinizmit rusomadh të klikës PUTINJANE ! Rusia është grabitësi i pasurive të lëndve të -ara të ishë popujve të ish rpublikave më pak të zhvilluara.Militarizmi i rusisë nuk ndalet ,ai hargjon shuma të mëdha për ushtrinë e armatimin bërthamor.Jan rival të fortë të SHBA në tregtinë e armve në botë.Kur gjendja e rusve është e varfër.
Autori i shkrimit duhet përgëzuar .Plani i Putinit për zgjerimit Rusisë I shkruar z.Janusz Bugajski është aktual i vërtet ,mbështet mbi fakte.
Putini politikani i egër rusomadhe model i shtypjes e diskreminimit i shfrytëzimit nacional ,që zbaton e varfëron popullin e vet me metoda social fashiste e imperjaliste .Kundër putinit jan ngritur e politikës tijë jan ngritur vazhdimisht protesta dhe një vargë lëvizjesh nacionale nga klasa puntore ,rinia,dhe intelektual ,por edhe ka një urrejtje edhe nga klasa të kombësisë jo ruse ,kundër zhovinizmit si rasti i Osetsë etj.Edhe nga ukraina jan zhvilluar shumë protesta si në odesë ,kiev,Dniepropetrovsk,Dineproxherxhinsk etj…,por ka kundërshtime të fuqishme dhe nga gjeorgjia ,bjellorusia ,estonisë,lituanisë ,uzbeskistanit e taxhikistanit ,pra
Putini e ka të vështirë zgjerimin ,por rënja e kalasë të Putinit do të jetë nga brenda.Të gjitha popujt e ishë republikave aktuallisht luftojnë kundër procesit të rusifikimit të politikës ,kundër shovinizmit rusomadh të klikës PUTINJANE ! Rusia është grabitësi i pasurive të lëndve të para të ishë popujve të ish rpublikave më pak të zhvilluara.Militarizmi i rusisë nuk ndalet ,ai harxhon shuma të mëdha për ushtrinë e armatimin bërthamor.Jan rival të fortë të SHBA në tregtinë e armve në botë.Kurse gjendja aktuale e rusve është e varfër.
Autori i shkrimit duhet përgëzuar .Plani i Putinit për zgjerimit Rusisë I shkruar z.Janusz Bugajski është aktual i vërtet ,mbështet mbi fakte.