Një talent i rrallë ai i vogëlushes Amira Willinghagen, pjesëmarrëse në “Holland’s Got Talent”. Vajza 9-vjeçare i ka lënë gojëhapur të gjithë të pranishmit në talentshoun e Holandës, duke u gjendur në faqet e para të gazetave gjatë ditëve pasuese.
Vogëlushja ka kënduar një pjesë të Puçinit, “O mio babbino caro”, duke fituar menjëherë zemrën e tre anëtarëve të jurisë, publikut në sallë dhe atij para ekranit. Vajza tha se nuk kishte marrë kurrë leksione kantoje.

O Zot, fali jeten dhe ruaj laringun e kesaj mrekullie
Te lumte vogelushe,te kesh jeten e gjate e plot suksese
me zerin e mrekullueshem
Nje ze magjepes dhe i mrekullueshem, emocional dhe shume i embel. Nje fllad qe na sjell nje vogelushe e talentuar. Sa te tilla ka qe rrine te fshehura dhe te heshtura? Eshte detyre e specialisteve te na i zbulojne, pasi keta na zbukurojne jo vetem skenen, por dhe jeten!