Akuzat e PD për nënkryetarin Mazniku, reagon bashkia e Tiranës: Ishte çmim i përbashkët

Nela

PD denoncoi dy ditë më parë se në kulmin e protestës së artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para parlamentit, ku po miratohej një ligj special bashkë me planet e firmës Fusha për të ndërtuar një seri kullash shumëkatëshe dhe një teatër të ri, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, udhëtoi drejt Spanjës në një hotel luksi, ku shpenzimet e fjetjes, së paku 900 euro në natë, i pagoi Shkëlqim Fusha, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të bashkisë së kryeqytetit.

Por bashkia tha se zoti Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët.

I pyetur nga “Zëri i Amerikës” mbi dokumentin e publikuar zëdhënësi i bashkisë së Tiranës dha shpjegimin e mëposhtëm për Zërin e Amerikës.

“Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë. Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin” – thuhet në shpjegimet e bashkisë së Tiranës për Zërin e Amerikës.

n.s. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Nuk eshte puna te shpjegimet foshnjarake te Bashkise.

    LIGJI, LIGJI, LIGJI QE DUHET TE ISHTE NJESOJ PER BERISHEN DHE LULIN QE I KANE BERE KETO PUNE VETE DJE SI DHE PER RAMEN DHE TE GJTHE ATA QE I BEJNE KETO PUNE SOT

    Kjo bilete eshte nje dhurate, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.

    Dhe sikur te ishte nje firme e panjohur do ishte skandal.

    Por behet fjale per firmen FUSHAAAAA TE KULLAVE ME TEATER dhe qe vec kesaj që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit me urdher te Edi Rames qe e komandon kryetarin si kukull.

    Sepse eshte firma e gruas se tij, Lindes.

    Direkt nga karta e kreditit e Shkëlqim Fushës janë paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit!!!

    Cfare duhet me??

    Ligj i vitit 2005 për konfliktin e interesit i ndalon rreptësisht dhurata të tilla drejtuar zyrtarëve publikë nga persona dhe subjekte private.

    “Fusha” favorizohet nga bashkia dhe qeveria duke fituar në 4 vjet 145 tendera me vlerë rreth 101 milion euro!!!

    Nga të cilat, 85 me vetëm një operator në garë!!!

    Nga të dhënat zyrtare del se nga 145 tendera gjithsej, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës!!!!

    Vetëm nga bashkia e Tiranës në vitet 2015-2019 kjo kompani përfitoi 49 tendera me vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tenderave vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës!!!!

    Kjo kompani pra është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.

    Ndaj dhurata për zotin Mazniku është një skandal, që në çdo vend europian do të sillte pasoja penale, dhe minimum një dorëheqje të përfituesit në shkelje ligjore.

    KJO ESHTE E VERTETA PER MILITANTET E EDVINIT QE NA JANE BERE SOT KETU NE FORUM SI MILITANTET E SALIUT DIKUR

    PLEHRA QE NUK LINI SHQIPERINE TE ECE PERPARA ME TE RINJTE QE IKIN NGA VENDI, POR NA E KALONI SA NE NJE DORE HAJDUTE NE TJETREN

    TURP!!!!

    Hajdut te gjithe nga i pari tke i fundit, nje turp i madh.
    Edhe ata qe jane “te ndershem” me duket ndonjehere qe thjesht nuk po kane mundesi te vjedhin dhe ata, ndryshe do ta benin.

    QOFSHA I GABUAR

  • Dy gjera per kete ekspertin gjitholog mjaftist qe nuk merr vesh nga asgje.
    1- askund ne fature nuk lexohet qe te jete nje pagese grupi. Lexohet vetem emri i tij Arbjan Mazniku.
    2- skandali me i madh sidoqofte ne grup apo vetem eshte se kete pagese e ka bere Fusha i cili eshte nje nga fituesit e shume tebderave te bashkise duke sjelle nje prove te pamohueshme korrupsioni. Nese nje gje e tille ndodhte kendej ne perendim zyrtari i shtetit e mbaronte karrieren e tij politike e perfundonte ne gjyq. Ne Albanistan mebteni tek “e lagu s’e lagu”.
    Ore po me thone qe Tirana qenka djegur per uje kete vere. Dini gje si i kemi ato pemet e lalit? A i kane mbijetuar mungeses se ujit? He te keqen beni nje xhiro e na sillni habere per mrekullite e lali Dhjerit neve te diaspores

  • Pjehra ,te korruptuar deri ne palce,hajduta,te pamoralshem,antishqiptare qe nuk u dhimbset toka dhe kombi, po pasurohen me fukarrallekun perdite e me te skajshem te shtresave me te pambrojtura duke instaluar nje rregjim kriminal ku abuzuesit dhe zaptuesit e pasurive publike jo vetem qe nuk denohen por dekorohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *