Policia reagon për arrestimin e ish-drejtorit të Bashkisë: Në pranga dhe e afërmja e tij, ja për çfarë akuzohen

Nela

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur se, 49 vjeçari Arman Mamani, banues në Gjirokastër, është prangosur për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu policia deklaron se është arrestuar edhe shtetasja L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.

“Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katesh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirokastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Deklarata e plotë e policisë:

Gjirokastër.

Ndalohet ish drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Arrestohet në flagrancë një shtetase për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

U bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetësia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katesh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirokastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments
  • “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

    Meqense permendet neni 137,2 Permende edhe cfare thote ta haj dreqi Policine, per kulture juridike edhe per publikun !
    Por kur Policia nuk ka kulture si mund te kete Publiku ?!!
    Arrestimet jane te thjshta kurse edukimi eshte i veshtire !
    Policia dhe komuniteti zgjedhin rrugen me te leht !
    Shteti ka per detyre qe me organet e tjera te bej njohjen dhe edukimin paraprak !
    Te gjej rruge te tjera per zbatimin e ligjit !
    Nese nje klient vjedh, duhet te shkoj ne gjykat te paguaj gjoben ! Nese nuk paraqitet ose nuk e paguan athere mund ta arrestoj !
    Arrestimi eshte akti i fundit !
    Pse kaq mbrapsh funksionojne gjerat ne Shqiperi ?!!

  • Kush i merr tenderat ?
    Emra të njohur tashmë kryesojnë listën e përfituesve:
    Nga Shkëlqim Fusha me 11 tendera në një vlerë 6.5 mln Euro (1.7 mln e ka marrë vec pak ditë më parë për Bovillën),
    te Safet Gjici, i emëruari i Ramës në Kukës, të cilit i shkon pjesa e luanit në tenderat e shërbimit të sigurisë.
    Lista vijon me Armand Frangun, baxhanakun e Kryeministrit;
    Agron Papuli, miku dhe sponsori i Edi Ramës;
    ilir Beqaj me miqtë e Fastech;
    Afrim Qendron, ish drejtori i Rrugëve i shkarkuar për skandalin me tenderimin e projektit të Astirit;
    Gentian Sula, gruaja e te cilit drejtorja e Rames te Autoriteti i Dosjeve ngeli duke nxjerre ne media “krimet e komunisteve” dhe meritat e ballisteve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *