Kosovë, asnjë parti nuk do mundet ta formojë e vetme qeverinë

Bora Basholli

Në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët e Kosovës do ta kenë para vetes një listë të gjatë të subjekteve politike për votim. Tri partitë më të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të vetme në garë.

Ndërsa edhe më konkurrente garën do ta bëjnë koalicionet tashmë të deklaruara në KQZ, AAK- PSD, Nisma-AKR-PD, si dhe dy koalicione nga komuniteti serb dhe ai boshnjak.

Shoqëria Civile po vlerëson se ashtu si edhe në praktikat e kaluara, numri i madh i tyre nuk do të sjell një fitues që do të arrijë ta bëjë i vetëm Qeverinë.

“Gatishmëria e votuesve për me e mbështet një parti politike të vetme ka qenë e vogël prej praktikës së deri tanishme. Asnjë parti nuk pres që do të marrë mbi  51 për qind, 20 apo 25 për qind është arritja më e madhe e tyre, e për shkak të mungesës së koalicioneve të gjëra, të gjitha partitë do të mundohen me e nda këtë 51 për qindëshin””, Zekirja Shabani gazetare dhe pjesë e  Shoqërisë Civile.

Pas, këtyre zgjedhjeve ata vlerësojnë se koalicionet do të bëhen duke mos u bazuar në ideologjinë partiake, por nga nevoja për ta krijuar Qeverinë.

“Ekziston tendenca me u bo bashkë ideologjia e majtë dhe e djathtë, por është shumë problem këto me qeverisë bashkë, gjithmonë koalicionet e tilla nuk i kanë parë ideologjitë e tyre, por vetëm mundësinë më të mirë për të ardhur në pushtet. Koalicioni i kaluar PAN kanë qenë partitë që më së shumti e kanë akuzuar njëra tjetrën në publik me vite të tëra e në minuta të fundit u arrit ky koalicion e me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet”, Arton Demhasaj pjesë e Shoqërisë  Civile.

E qeveria e ardhshme sfidën më të madhe do ta ketë përfundimin e dialogut me Serbinë.

“Pavarësisht programeve të partive të tyre, pavarësisht koalicioneve, Qeveria e ardhshme do ta ketë sfidën më të madhe ta mbaj Qeverinë më tepër se dy vjet, për shkak se cilado që vjen do ta ketë një”, tha Zekirja Shabani.

b.b/dita
Share This Article
3 Comments
  • Pavvaresisht kualicioneve parazgjedhore dhe atyre qe flitet paszgjedhore.Interesi I vendit dhe popullit ne Kosove, eshte kualicioni PDK-LDK,premtues dhe g aratues per te miren e vendit dhe popullit,per te miren e zhvillimeve politike,ekonomike e shoqerore.keto dy subjekete me tardite e merita te vecanta politike dhe ushtarake,per merita shteteformuese dhe demokratizim te deritashem.Vetem keto dy subjekete,pavaresisht programeve dalluese dhe mospajtimeve deri ne mosdurim, Nese kane parasysh interesin e shtetit dhe popullit,lane anash dallimet dhe qendrimet e deritashm mund ta ndertojne nje Qeveri stabile, duke pasur”drone” mesvedi, garatojne edhe per luftimin e korrupsonit dhe shemtive qe deri tash I kane pa,i kane perjetuar dhe I kane bere para sovranit dhe faktorit nderkombetar.Pa frige dhe pa hamandje kete opsion duhet ndermarr,kur kishte parasysh interesi I vendit dhe I popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *