Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në betejën e tyre për më shumë demokraci, mijëra protestues në Hong Kong kanë bllokuar të djelën rrugë dhe rrjetin e transportit publik që çojnë drejt aeroportit.
Sipas raportimeve, dhjetëra fluturime janë anuluar, ndërsa rrugët kanë qenë të bllokuara për orë të tëra.
Me ndërhyrjen e qindrave trupave policore, protesutesit janë zhvendosur drejt një qëndre tregtare dhe një stacioni metroje në afërsi. Të dy objektet janë vandalizuar nga ata.
Protesta e së djelës vjen vetëm disa orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në qendër të Hong Kongut mbrëmjen e së shtunës. Të shtunën, protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën koktej molotovi, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Përshkallëzimi i dhunës, përveçse një përpjekje për vëmendje të shtuar mendohet se ka të bëjë edhe me faktin se dy prej liderëve të protesutesve u arrestuan gjatë javës.
Protestat në Hong Kong kanë filluar 3 muaj më parë, fillimisht për të kundërshtuar një ligj të ekstradimit.
Ndonëse se qeveria autonome pro-Kinë në Hong Kong ka njoftuar se e ka pezulluar ligjin, protestat kanë vazhduar duke shtuar kërkesat etyre, përfshi një hetim të pavarur dhe demokratik mbi brutalitetin e dyshuar të përdorur nga policia ndaj protestuesve.
e.ll./dita

Dergoni Zilie Feçin qe t’u mbushe mendjen se nuk eshte mire te bllokojne aeroportin.