Rikthehet Vetting-u, del përpara KPK gjyqtari i Administratives

J L

Pushimeve verore u erdhi fundi dhe seancat e vetting-ut nisën sërish.

Do të jetë Sokol Ibi, gjyqtar/kryetar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, emri i parë që do të hapë sezonin e ri të punës për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ditën pas pauzës së plotë të muajit gusht.

Të martën më 3 shtator  të jetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit ai që do të zhvillojë seancën pas pushimit një mujor. Përpara trupës gjykuese do të dalë Prokurori i Krimeve të rënda Besnik Muçi, i cili u konfirmua fillimisht në detyrë në verën e vitit 2018, vendim që nuk bindi Komisionerin Publik dhe ONM-në.

Më datë 6 shtator do të dalë përpara Kolegjit të Apelimit Artur Malaj, i Gjykatës Administrative Tiranë, edhe ai i apeluar nga Komisioneri publik dhe ONM. Më tej, më datat 9 dhe 16 shtator do të vijohet përkatësisht me gjyqtarin Gentian Medja dhe me Prokurorin Bujar Hoti, i cili ka apeluar vendimin për shkarkimin nga detyra nga Shkalla e Parë e Vetting-ut.

Seanca e dytë  për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.  do të zhvillohet më datë 4 shtator me Hysni Vatën, Drejtues i Prokurorisë së Matit.

Pauza e gushtit nga organet e Vetting-ut erdhi pas një aktiviteti mjaft të ngarkuar gjatë muajit korrik, veçanërisht për Komisionin e pavarur të Kualifikimit. Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të korrikut 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka firmosur 188 vendime në total. Filtrin e trefishtë në pasuri, figurë e profesionalizëm e kaluan me sukses 81 gjyqtarë dhe prokurorë.

Sokol Ibi

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *