Dita e parë e punës, Piro Misha hyn në Bibliotekën Kombëtare si drejtor

Bora Basholli

Është një institucion që i kanë rënë në qafë“. Kështu e nisi fjalinë gjatë prezantimit drejtori i ri i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha. Ky i fundit nënvizoi faktin se sfida për të nis që nga hyrja.

Është një institucion të cilit i është rënë në qafë. Mjafton të hysh këtu, hyrja është depresive. Akoma është dera e duraluminit, është një gjë që mund të gjendet një rrugë.  Instituti i Kulturës italiane është dhjetë herë më i dukshëm”, deklaroi në prezantimin e tij drejtori i ri. Sfidat për të nisin që nga hyrja, por nuk është kjo sfida kryesore.

Një sfidë për mua intelektualisht është plotësimi i koleksionit. Kjo bibliotekë u krijua nga Mit’hat Frashëri me idenë që çdo gjë  e lidhur me Shqipërinë të jetë këtu, nuk ka justifikim që të mungojnë librat kryesorë”, shtoi ai.

Në ditën e parë të punës, Misha është shoqëruar drejt zyrës së tij nga ministrja e kulturës Elva Margariti dhe paraardhësja e tij Persida Asllani, që e la detyrën për t’iu rikthyer jetës akademike.

Miro Misha është një intelektual me emër në jetën e librit, por mbi të gjitha një person që e do librin dhe përkujdeset për të. Kjo e bën njeriun e duhur në vendin e duhur”, deklaroi Asllani.

Ministrja Margariti theksoi se që në takimin e parë është biseduar për gjendjen aktuale të ndërtesës ndaj edhe po punohet me emergjencë për nisjen e ndërtimit të një biblioteke të re. E megjithatë nuk dihet ende as ku do të jetë biblioteka e re dhe as se kur do të nisë puna për të.

 

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Edhe ketu si gjithandej idhtaret e Sorosit. Iku nje sorosiane per te ardhur nje tjeter. Hajde gezuar shoke!

  • Po mire o Edivin,nuk gjete ndonje shurre 700 mije euroshe,nga ato qe te bejne fresk,dhe nuk te hapin telashe me Drejtesine Evropiane?
    Po si vajte emerove perkthyesin e njohur Pirro Misha drejtor,kur keta intelektuale ne PS ti i perzure dhe i zevendesove me shurra anonime dhe kontigjentin e burgjeve te Evropes,Visin e Kavajes,Rrokun,Frrokun,Ndokun,Pjetrin,dhe Kajmakun e Rilindjes.
    Shih mos ke qene esell ate dite,nuk i ke marre ato dy viza,se po na habit fare.

  • Komplimenta drejtoreshes Persida Asllani per punen e kryer ne b. Kombetare
    Urime titullarit te ri
    E vertete qe institucioni italian eshte vendosur me prepotence ne ate godine, kjo ka ndodhur ne kohen e ministres mirella Kumbaro furxhiu, keto dite nga komisioni i strasburgut vjen gjobe per ish ministren me deshtake te kultures shqiptare
    Bibloteka ka nevoje per prestigjin e munguar dhe per donatore privat
    Mos I katandisni institucionet ashtu si u be me teatrin, me galerine Kombëtare e cila eshte inekzistente, me cirkun kombetar, dhe me shume te tjera
    Flm dhe pune te mbare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *