Në Elbasan “çmendet” moti, ja pamjet

Bora Basholli

Duket se zyrtarisht kemi hyrë në stinën e lagësht të vjeshtës. Ditën e sotme qyteti i Elbasanit është goditur nga një stuhi ere e reshjet intensive në të gjithë zonën. Në qytet ka patur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët. Po ashtu raportohet se nga erërat e forta janë shkulur edhe disa pemë.

Edhe në qytetet e tjera të vendit ditën e sotme janë shtuar vranësirat dhe rrymat ajrore kanë qenë më të forta.

Ndërkohë sipas meto-alb pasditja e sotme shton vranësirat në jug dhe qendër të vendit duke sjellë shira të përkohshëm. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *