Shiten 9.5 miliardë lekë bono

redaktor

Banka e Shqipërisë ka shitur dje për llogari të Ministrisë së Financave 9.5 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12 dhe 3 mujor. Për bonot 12 mujore shuma e shpallur për shitje ishte 7.1 miliardë lekë, ndërkohë që kërkesa ishte 10.5 miliardë lekë. Interesi mesatar i ponderuar për bonot 12 mujore zbriti në 3.78%, nga 3.85% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Kërkesa e lartë ka bërë që interest të vijojnë uljen, ndonëse bankat dhe institucionet e tjera financiare kanë kërkuar interesa të larta. Interesi maksimal i kërkuar ishte 4.2%, ndërsa ai i pranuar 3.85%. Për bonot 3 mujore shuma e shpallur për shitje ishte 2.4 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar gati 4 miliardë lekë. Interesi zbriti në 3.43%, nga 3.44% në ankandin e mëparshëm me të njëjtin maturitet.

Share This Article
2 Comments
  • Interesat e bonove të thesarit janë qesharake! Nuk ja vlen të futesh në këtë lojë thërrimesh shtetërore! Më mire ti mbash paratë nën jastek ose ne koliben e qenit! Keto interesa po i cojne shqiptarët drejt fajdeve. Shteti tall prapanicen sepse s’ka as burse, as menyra me te mira investimi te kursimeve? Znj. Edlira pa shih se mos shet bono ari mallakastre ai xhota ose kujtim boriçi se keta kini multimiliardere ju te “ditas”. Jo harrova-gazetar do te thote njeri me mënd dhe me xhepat bosh! Kete ju thuaj te dyve!?

  • V. R!!! Interesat e bonove të thesarit janë qesharake! Nuk ja vlen të futesh në këtë lojë thërrimesh shtetërore! Më mire ti mbash paratë nën jastek ose ne koliben e qenit! Keto interesa po i cojne shqiptarët drejt fajdeve. Shteti tall prapanicen sepse s’ka as burse, as menyra me te mira investimi te kursimeve? Znj. Edlira pa shih se mos shet bono ari mallakastre ai xhota ose kujtim boriçi se keta kini multimiliardere ju te “ditas”. Jo harrova-gazetar do te thote njeri me mënd dhe me xhepat bosh! Kete ju thuaj te dyve!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *