Mashtrime financiare gjatë fushatës, arrestohet ish-zonja e parë

Bora Basholli

Ish-zonja e parë e Guatemalës Sandra Torres, e cila humbi zgjedhjet presidenciale të vendit, u arrestua me akuzën për mashtrime financiare gjatë fushatës.

Policia kontrolloi sot shtëpinë e saj dhe e transferoi atë në burg, siç konfirmohet nga një hetues, i cili ka dashur të mbetet anonim, raporton AP.

Torres ishte martuar me ish-presidentin e Guatemalës Alvar Colom, i cili mbante postin nga 2008 deri në 2012, por më vonë u nda nga ai.

Ajo humbi zgjedhjet nga kundër-kandidati Alejandro Giamatei muajin e kaluar.

Më parë, kishte akuza se dhurimet për partinë e saj Uniteti për shpresë nuk ishin regjistruar siç duhet dhe se disa fonde publike po transferoheshin për fushatën e saj presidenciale.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *