Nga Gramoz Ruçi*
Sesioni që mbyllëm ishte një sesion jo i lehtë. Megjithatë, vështirësitëqë u shkaktuan nga djegia e mandatave të deputetëve të opozitësnuk penguan funksionimin e sistemit politik,produktivitetin e rezultatet e Kuvendit.Rreth 70% e mandateve, 40 në 58, u zëvëndësuan shumë shpejt dhe kjo ndihmoi rikthimin në normalitet e legjitimitet.
Kuvendi ushtroime intensitet e sukses funksionin ligjvënës. U depozituan 64 projektligje, nga të cilat u miratuan 57 ose 2 më shumë se në të njëjtin sesion të vitit të kaluar,dhe 86 vendime.
Miratuam5 ligje me 3/5, ndërkohë që gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2018 me 3/5 nuk qemiratuar asnjë ligj.
Miratuam28 ligje me konsensus të opozitës,21 më shumë se periudha janar-korrik 2018.
Deputetët morën 11 nisma ligjore, 8 më shumëse periudhën janar-korrik 2018, njera prej të cilave për ndryshimin e Kodit Penal.
Deputetët e opozitës kërkuan 6 interpelanca, 2 më shumë se në të njëjtin sesion të vitit të kaluar, prej të cilave u zhvilluan 5.
U zhvillua 1 mocion me debat dhenë Kuvend raportuan 21 institucione ose 2 më shumë se në sesionin e njëjtë të vitit të kaluar.Për 16 raportime u paraqitën kërkesa për debat në seancë plenare.
Miratuam 25 rezoluta, 3 më shumë se gjatë sesionit të njëjtë të vitit 2018, nga të cilat 21 për veprimtarinë vjetore të institucioneve.
Kuvendi mbylli sesionin ekaluar dhe fillon sesionin e ri si një institucion funksional, me kuorum kushtetues e shumicë të kualifikuar për të miratuar çdo akt ligjor.Kjo edhe në sajë të përgjegjësisë kombëtare, kushtetuese e politike të deputetëve të rinj të opozitës, të cilët meritojnë mirënjohjen e shoqërisëe qytetarëve.
Kuvendipërballoi me dinjitet sfida të jashtëzakonshme dhe unike. Demokracia liberale, si asnjëherë gjatë tri dekadave, u provua si demokraci kushtetuese dhe vetë konstitucionalizmi si themeli solid i saj.
Si asnjëherë në historinë e pluralizimit, Kushtetutau rezistoi aventurave dhe parimi i Manja Kartës “Liri nën Ligj” shpëtoi sistemin demokratik e Shqipërinë nga anarkia e kaosi.
II
Reforma në drejtësi ishte argumenti mëbindëspër rekomandimin pozitivtë Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave.
Gjatë sesionit të kaluar përmbyllëm detyrimet për miratimin e 30 akteve të Reformës në Drejtësi, memiratimin e 2 ligjeve e 1 vendimi, në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për funksionimine Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Reforma në drejtësi është meritë ekskluzive e Kuvendit, shërbimi ynë më i mirë për qytetarët, shtet-bërjen e të ardhmen e vendit.
Vijuam me ngritjen dhe plotësimin e institucioneve të reja.Në Kuvend do të dorëzohen së shpejti kandidaturat për GjykatënKushtetuese dhe Inspektorine Lartë të Drejtësisë.
Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e zbatimit të Ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” ka monitoruar ngritjen e institucioneve te reja të sistemit, ka bërë analiza e vlerësime dhe ka dhënë rekomandime, të cilat iu përcollën Komisionit të Ligjeve dhe institucioneve përkatëse të sistemit të drejtësisë.
III
Roli thelbësor i Kuvendit për integrimin europian u konkretizua në tri aspekte: garantimin e legjitimitetit demokratik, sigurimin e kontrollit ligjor e politik dhe intensifikiminediplomacisë parlamentare.
Miratuam ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe e përshtatëm atëme dispozitat e ligjit 15/2015 për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, duke zbatuar rekomandiminepërsëritur edhe në raportine Këshillit Europian në vitin 2019.
Fuqizuam veprimtarinë e organeve të Kuvendit, përgjegjëse për integrimin, si Komisioni i Integrimit Europian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian.
Përmirësuam cilësisht përputhshmërinë e ligjeve me standartet e Bashkimit Europian. Komisioni për Integrimin Europian miratoi 9 projektligje me përafrim ose 1 më shumë, dhe propozoi 34 amendamente ose 7 me shumë, krahasuar me periudhën janar- korrik 2018.
Risi ishte zbatimi për herë të parë i nenit 18, pika 1,e ligjit për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit. Në seancën plenare të 11 prillit Kuvendi miratoi Rezolutën “Mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian përgjatë vitit 2018”, e cilai kërkoi Qeverisë të thellojë reformat në prioritetet kyçe për hapjen e negociatave.
9 nga 46 masat e Planit të Veprimit të Kuvendit për Integrimin, që u realizuan pjesërisht, do të mbarten në Planin e vitit 2019.
Sesionin e kaluar intensifikuam diplomacinë parlamentare. Kryetari i Kuvendit, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Socialist, z. Balla, si edhe nga përfaqësues të lartë të opozitës, zhvilluan vizita e takime të rëndësishme me kryeparlamentarë të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, si me Presidentin e Bundestagut Gjerman, kryetarët e parlamentevee senateve të Austrisë, Italisë, Holandës, Republikës Çeke, kryetarët e parlamenteve të Slovenisë, Kroacisë, Greqisë, Maltës, Suedisë, Hungarisë, Polonisë, Zëvëndëskryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës etj. Në takime shumëpalëshe u takuam me pothuajse të gjithë kryeparlamentarët e vendeve të Bashkimit Europian. Gjatë vizitave të mësipërme zhvilluam seanca dëgjimore me komisionet ejashtme ose tëçështjeve europiane, kushpjeguam me prova e detaje arritjet e Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit Europian.
Vlera e shtuar e diplomacisë parlamentare ishte prezantimibindës irealizimit të plotë të rekomandimeve të Këshillit Europian. Rekomandimi i Komisionit për çeljen pa kushte të negociatave është një produkt i arritjeve, por edhe i prezantimit të tyre. Në mbledhjen eKëshillit Europianshkojmë me sigurinë e plotësimittë rekomandimeve.
IV.
Kontrolli parlamentar ishte një prioritet i Kuvendit gjatë sesionit të kaluar. Në zbatim të nenit 103 të Rregullores, 23 institucione të pavarura depozituan raportet vjetore dhe 21 titullarë të tyre raportuan në seancë plenare.
Kuvendi shqyrtoi raportet dhe analizat e Shërbimit të Monitorimit, miratoi 21 Rezoluta për veprimtarinë e institucionevesi edhe rekomandimet për vitin 2019.
Komisionet organizuan 53 seanca dëgjimore, nga të cilat 23 për shqyrtimin e raporteve të institucioneve,drejtuan 630 pyetje dhe paraqitën nëseancë plenare 19 rezoluta.
Gjithashtu komisionet kryen 11 vizita pranë institucioneve, duke lënë detyra konkrete.
Platforma Ndërinstitucionale Online u ndërtua dhe do të fillojë të funksionojë brenda shtatorit, duke rriturrolin mbikëqyrës e monitorues të Kuvendit.
Për herë të parë vlerësimet e rekomandimet e Kuvendit për institucionet u publikuan në përmbledhjen “Institucionet e Pavarura në Kuvend, 2018”.
Platforma online dhe botimi po krijojnënjë komunikim e bashkëpunim të rime institucionet e pavarura, fuqizojnë kontrollin parlamentar dhe rrisin autoritetin e tyre në funksion të interesit publik dhe qytetarëve.
V.
Krahas arritjeve e problemeve të mësipërme, më lejoni të paraqes edhe disa prioritete të sesionit të ri parlamentar.
Siç përmenda, dëshira e të gjithëve ne, por ç’është më e rëndësishmja, dëshira e të gjithë shqiptarëve, ështëçelja e negociatave. Qytetarët janë me mendje e zemër në 17-18 tetorin e këtij viti dhe ne duhet ta përdorim këtë fillim sesioni për të kompensuar çka nuk mundëm gjatë sesionit të kaluar.
Pandaj prioriteti i parë do të jetë përmbyllja e reformës zgjedhore dhe përfshirja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, përfshirë rekomandimet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Reforma zgjedhore do të jetë një produkt konsensual i Kuvendit edhe me opozitën jashtëparlamentare.
Dora e shtrirë e Kuvendit për opozitën jashtë tij nuk është mëshirë “djalit plangprishës”, por harmonizim i konstitucionalizmit, si element thelbësor i përhershëm i demokracisë, me kompromisin politik, si gjendje e përkohshme e saj.
Mbrojtja e Kushtetutës sot është garancia e Shqipërisë nesër.
Planin e Veprimit të Kuvendit për Integrimin për zbatimin e rekomandimeve të dhëna për Kuvendin në Raportin 2019 të Këshillit Europian do tamiratojmë brenda shtatorit.
Reforma ne drejtësi do të vazhdojë, duke synuar përfundimin e ngritjes, plotësimit dhe bërjes funksionale të institucioneve te reja të qeverisjes së sistemit, raportimin e tyre në Kuvend e mbështetjen me burime njerëzore, financiare e materiale, sipas nevojave. Gjykata Kushtetuese dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të zgjidhen e bëhen funksionale shumë shpejt.
Do të rishikojmë ligjin mbi rolin e Kuvendit për integrimin, për të krijuar një mekanizëm të ri për mbikëqyrjen e punës së qeverisë gjatë negociatave.
Fuqizimi i funksionit ligjvënës të Kuvendit do të vazhdojë, duke orientuar Qeverinë drejt përgatitjes me përparësi të ligjeve që mbështesin zhvillimin, mirëqënien dhe mbrojtjen shoqërore për qytetarët.
Kontrolli parlamentar do të intensifikohet e fuqizohet nëpërmjet seancave dëgjimore me institucionet e pavarurae formave të reja si:
- organizimi i aktiviteteve kontrolluese në institucione dhe territor dhe përfshirja e kësaj praktike në Rregulloren e Kuvendit;
- kontrolli i deputetëve nëpërmjet pyetje-përgjigjeve dhe publikimit tëtyre në faqen e Kuvendit;
- kërkesat më të shumta për informacion;
- zbatimi i platformës elektronike për zbatimin e rekomandimeve të institucioneve;
- botimi periodik i raporteve te institucioneve dhe i rezolutave parlamentare për to etj.
Në këtë sesion do të kremtojmë 75 vjetorin e çlirimit të atdheut, ngjarje monumentale e historisë sonë kombëtare.
Çlirimi i Shqipërisë është meritë e partizanëve shqiptarë, Ushtrisë dhe Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Pa Ushtrinë partizane dhe Luftën e saj, ndjenjat dhe rezistenca antifashiste shqiptare do të ishin asgjësuar nga bisha nazi-fashiste.
Lufta jonë Nacional-Çlirimtare, ashtu si Lufta e Dytë Botërore, nuk u fitua si përplasje idesh, por në beteja të përgjakshme në malet, detet, qiejt dhe qytetet e Globit, në të cilat ranë dhjetra miliona ushtarë e luftëtarë.
Ushtria Nacional-Çlirimtare luftoi denjësisht në krah të Ushtrisë së Kuqe, Marinës e Flotës Amerikane, Ushtrisë e Flotës Britanike dhe ishte kjo luftë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Gjatë gjithë këtij viti unë kam ndjekur me vëmendje, kam marrë pjesë ose kam përshëndetur pothuajse të gjitha ngjarjet e rëndësishme të Luftës. Me këtë rast, ju bëj thirrje të gjithëve ju, kolegë deputetë, që të merrni pjesë aktivisht në përkujtimin e ngjarjeve të Luftës dhe të çlirimit në të gjithë territorin e vendit.
Qeveria dhe Komisioni i ngritur për këtë qëllim, të shpejtojnë ritmet për realizimin e veprimtarive të programuara në këtë përvjetor të rëndësishëm.
Institucionet shtetërore e akademike të rrisin frymën e bashkëpunimit me organizatat e veteranëve në mënyrë që kremtimi i 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë të realizohet me madhështinë që meriton dhe Lufta Nacional-Çlirimtare, sakrificat dhe vetëmohimi i partizanëve shqiptarë të vleresohen me shkëlqimin që meritojnë.
Përpara kemi edhe një jubile tjetër të rëndësishëm. Në janar 2020 do të kremtojmë 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar. Ju informoj se Byroja e Kuvendit ka miratuar vendimin përkatës në muajin maj, me një program të gjerë aktivitetesh, si botime historike e parlamentare, ekspozita, dokumentarë etj.
Për realizimin e këtyre veprimtarive, shërbimet e Kuvendit po bashkëpunojnë me institucionet shtetërore e shkencore të vendit, si Akademia e Shkencave, Akademia e Albanologjisë, Drejtoria e Arkivave, Radio Televizioni Shqiptar, Muzeu Kombëtar, Posta Shqiptare, Arkivi i Filmit, Agjencia Telegrafike Shqiptare, shkollat e mesme të Tiranës e Lushnjes etj.
Vendimi dhe Programi janë në faqen e Kuvendit dhe u janë nisur gjithë deputetëve. Prandaj ju ftoj të kontriboni në realizimin e këtyre aktiviteteve, me mundësitë e tuaja.
Shtatori kushtuar reformës në drejtësi, tetori si muaji vendimtar për negociatat, nëntori i 75 vjetorit të çlirimit dhe dhjetori si kurorëzimi i aktiviteteve të 100 vjetorit të parlamentarizmit do të jenë kronologjikisht katër kantieret kryesore të këtij sesioni.
Duke përfunduar, jam i bindur se të gjithë bashkë, do të realizojmë një sesion të mbarë e produktiv.
*****
Fjala e hapjes së sesionit të ri parlamentar
