Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor u përfshinë në listën gri bashkë me 36 vende të tjera për rrezikun që mbart për mashtrimet me taksat dhe evazionin.
Komisioni Europian po punon për të përmirësuar qeverisjen e mirë të taksave në nivel global me qëllim që të maksimizojë përpjekjet për taksimin e drejtë. Për këtë qëllim në dhjetor të vitit 2017, Këshilli vendosi të publikojë një listë të shteteve që nuk ishin bashkëpunuese në këtë iniciativë.
Lista përditësohet herë pas herë dhe sipas të dhënave të përditësuar më së fundmi në qershor të këtij viti, 36 shtete ku përfshihet edhe Shqipëria janë në listën gri.
Lista e zezë, që përbëhet prej 11 vendesh, përmban shtetet që nuk janë bashkëpunuese dhe nuk aplikojnë rregulla për taksim të drejtë, ndërsa në listën gri janë të përfshira vendet që kanë probleme me taksimin e drejtë, kanë pranuar të bashkëpunojnë, por nuk kanë rezultat. Nëse Shqipëria nuk merr në konsideratë rekomandimet rrezikon të hyrë në listën e zezë në vitin në vijim.
KE njofton se Shtetet Anëtare kanë rënë dakord për një sërë masash kundër vendeve të listuara, të cilat përfshijnë monitorime dhe kontrolle të thelluara. Gjithashtu Komisioni do të vazhdojë të mbështesë punën e Shteteve Anëtare për të zhvilluar një qasje më të koordinuar ndaj sanksioneve për listën e vitit 2019, ku është edhe Shqipëria. Një nga masat është edhe ndalimi i fondeve nga agjencitë e BE -se në këto vende.
Komisioni bën me dije se do të vazhdojë të monitorojë nga afër Shqipërinë, si dhe vendet e tjera në listën gri.
Konkurrenca e Drejtë e Taksave nënkupton që vendet nuk duhet të kenë regjime tatimore të dëmshme, të cilat shkojnë kundër parimeve të Kodit të Sjelljes të BE-së ose Forumit të OECD-së mbi Praktikat e Dëmshme të Taksave.

Burimi: Monitor
e.ll./dita

Pjesa ne anglisht me pjesen ne shqip s’kane asnje lidhje.
Gazetare ka bere nje ese (hartim) mbi taksat sipas mendjes se tij, kurse pjesa ne anglisht ben fjale per parajsat fiskale.