Ndërhyhet për mirëmbajtjen e rrugës “Dritan Hoxha”, punime gjatë natës për mos bllokimin e qarkullimit

J L

Qytetarët të cilët vijnë nga jugu ose nga veriu i vendit përmes autostradës Tiranë-Durrës, nuk do të duhet të shqetësohen më për hyrjen në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës ka finalizuar një tjetër investim të rëndësishëm duke bërë të mundur mirëmbajtjen e shtresave të asfaltit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.  Rruga “Dritan Hoxha” është një aks kryesor në kryeqytet, ku qarkullojnë shumë makina dhe për të mos bllokuar qarkullimin, ekipi ka punuar gjatë natës për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike.

Krahas ndërtimit të rrugëve të reja, Bashkia e Tiranës i kushton një vëmendje të posaçme edhe mirëmbajtjes së shtresave asfaltime në rrugët ekzistuese,  vijëzimit, sinjalistikës dhe kangjellave, për ta bërë sa më të lehtë përditshmërinë e banorëve e duke rritur sigurinë e tyre.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *