Një video po qarkullon në rrjetet sociale.
Një i ri shqiptar i bën një propozim publik për martesë të fejuarës së tij.
Ajo që ndodh shpesh në Perëndim, realizohet nga Klajdi në Tiranë.
Pas katër vitesh fejesë, Klajdi organizon një rreng për Jonën.
Së bashku me një mik, të tre ishin ulur në një lokal pranë qendrës.
Por Klajdi largohet dhe pas disa minutash të fejuarën e telefonojnë, duke i thënë se Klajdi ka pësuar aksident në qendër.
Ajo nxiton për në qendër, por mbetet e befasuar nga surpriza.
Publiku dhe kalimtarët e rastit ishin të shumtë.
Mes shumë qirinjve në formën e zemrës, Klajdi i bëri propozimin për martesë.
Dhe përgjigja ishte: Po.

shume e bukur bravo klajdit te lumte emocionuese.
Bukur Klajdi!
Gjithsesi te keshilloj qe te mos gjunjezohesh me asnjehere tjeter! Urime! Befshi nje dasem sa me te gezueshme dhe te trashegoheni! 🙂 🙂 🙂
Bukur jete te lumtur, dhe mbushni shtepine me femije.