Banka e Shqipërisë reagon në lidhje me mashtrimin e bërë nga Fondi “Besa” duke sqaruar se “ po e ndjek nga afër të gjithë procesin dhe në varësi të konkluzioneve të inspektimit, si dhe hetimeve nga organet ligj-zbatuese, do të marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.”
Si autoritet mbikëqyrës që ndjek të gjitha subjektet e licencuara prej saj, në përputhje me profilin e tyre të rrezikut, si dhe ndikimin në stabilitetin financiar të vendit, edhe për sa i përket Fondit Besa, Banka e Shqipërisë thotë se ka kryer mbikëqyrje të vazhdueshme, në përputhje dhe brenda kuadrit ligjor në dispozicion të Bankës së Shqipërisë dhe ka dhënë rekomandime konkrete në lidhje me ushtrimin e aktivitetit kredidhënës dhe në funksion të parandalimit të rreziqeve operacionale, shkruan SI.
Por Banka e Shqipërisë nuk sqaron nëse gjatë mbikëqyrjes të ketë rezultuar ndonjë problematikë në lidhje me Fondacionin “Besa”.
Megjithatë Banka e Shqipërisë vlerëson se ky akt mashtrimi nuk cënon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit bankar në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë risjellë në vëmendje në përgjigje se, subjektet financiare jo-banka janë institucione financiare, që ushtrojnë veprimtaritë financiare, të përcaktuara në kuadrin ligjor dhe rregullativ, të tilla si kredidhënia, mikrokredia, faktoringu, qiraja financiare, shërbimi i pagesave dhe transferimit të parave, emetimi i parasë elektronike, këmbimi valutor, etj.
Në ndryshim nga bankat tregtare, thotë BSH, subjektet financiare jo-banka nuk pranojnë depozita nga individët dhe sigurojnë financim nga burimet e vetë aksionarëve. Në këto kushte, këto subjekte kanë përmasa shumë herë më të vogla se bankat tregtare dhe si të tilla, konsiderohen me nivel relativisht të ulët rreziku.
Fondi Besa është subjekt financiar jo-bankë, i licencuar nga Banka e Shqipërisë me licencën nr.10 datë 26.12.2008. Totali i aktiveve të Fondit Besa sipas të dhënave të raportuara deri në mars 2019 është rreth 14.7 miliardë lekë, ose 1% e aktiveve të sistemit bankar. Numri i kredimarrësve aktivë të subjektit është rreth 33 mijë.
Ngjarja e mashtrimit
Operacioni i koduar “Kredia” shpuri në pranga në fund-gusht 7 punonjës të fondacionit monetar “Besa” të cilët kishin mbërritur të krijonin një skemë mashtrimi marramendëse duke përfituar një shumë që shkon në 3.7 mln euro.
Kallëzimi në Prokuroi është bërë prej drejtuesve të fondacionit ndaj punonjësve.
Pas hetimeve të policisë së Tiranës u zbulua se e gjithë skema favorizohej dhe organizohej nga drejtoresha e një prej filialeve të fondit “Besa” Albana Imami.
Ajo u arrestua së bashku me 4 punonjës te tjerë me të cilët ka bashkëpunuar në dhënien e kredive fiktive.

Kallëzimi në Prokuroi është bërë prej drejtueseve të fondacionit ndaj punonjësve.
Pas hetimeve të policisë së Tiranës u zbulua se e gjithë skema favorizohej dhe organizohej nga drejtoresha e një prej filialeve të fondit “Besa” Albana Imami.
Ajo u arrestua së bashku me 4 punonjës te tjerë me të cilët ka bashkëpunuar në dhënien e kredive fiktive.
b.b/dita

Asgje nuk e cenon stabilitetin financiar ne Shqiperi?!
As fullaneria nuk e cenoi.
Kur je pa breke, asgje nuk quhet cenim
RIP Banka e Shqiperise
” do marrim masa “????!!!! thote BSH -se
Dmth, deri tani ishin ne gjume ??
Sa e sa te tilla si BESA, jane ne shqiperi ??
Banka e shqiperise eshte komplet e vdekur , thuajse nuk funksionon, shkojne ne pune sa me marr rrogat
“—Nuk cenon qendrushmerin e sistemit bankar ne Shqiperi”,formula qe perdori edhe Fullani ,ish guvernator i Bankes Shqiperise ,kur u vodhen 700 milion leke nga vet punonjesit e bankes dhe Fullani jo vetem nuk pagoi gje por perkundrazi mori edhe pagat qe i ishin mbajtur,duke shenuar keshtu rastin me skandaloz qe nji drejtus nuk ngarkohet me faj kur i vidhet diten per diell institucioni qe ai drejton !A do t’i kthehen keto para te grabitura arkes se shtetit?Per kete nuk eshte vetem faji i bankes dhe i keshillit te saj te “famshem” mbikqyres ,qe duheshin denuar , por edhe i vete qeveris dhe drejtesise qe heshten dhe si perfundim 700milion leke ,a ndoshta edhe me shume nuk iu kthyen arkes se shtetit!
Keta te bankes nuk jane mire ose kane b. Malaj arqitekti fajdes orientues qe financat shqiptare ja fusin kot. Pyramida leshelise.
Po inspektojme e do marrim masa! Do e promovoni direktoreshen si Fullanin?! Sa te punesuar kot keni ju ne stafin tuaj qe deri tash kot paska marr rroge mbasi asgje nuk paskan pare gjate punes se tyre?! Apo mos e keni shpikur ju vete kete , mbasi Fullanerit jane tash ma te veshtira me u zhvilluar ne kuader te BSh?!
Edhe marrin rroge per keso idiotsira! Po mbasi nuk ka as shtet me i kerkuar logari, as qytetare me i kerkuar logari e as komision parlamentar me i ketkuar logari, pse mos te tallen me ne , te ´rahatuarit’ e miqeve te politikes ne Banken e Shqiperise!?