Është duke u zhvilluar sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku në fokus të diskutimit është miratimi i Vendimit për zgjerimin e Parkut të Tomorrit.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në një komunikim për mediat para mbledhjes ku do të merret vendimi, u shpreh se qeveria është e vendosur për t’i dhënë fund shfrytëzimit pa asnjë kriter të pasurisë natyrore të Malit.
“Jemi para vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Vendimi i Berishës në 2012 kur shpalli zonë të mbrojtur malin e Tomorrit përjashtoi këtë zonë, e cila u krijua si gangrenë, ku na kërkohet të rikuperojmë një gabim që nëse 7 vite më parë do ishte bërë në mënyrë të ndershme nga politika e asaj kohe do të kishim një zonë të mbrojtur, pasi ky është mal me vlera ekonomike, mbrojtje të kaq shumë speciesh dhe që kjo zonë të mos ishte e degraduar nga ata që po e shfrytëzojnë për marrjen e gurëve edhe në zonën e mbrojtur”, u shpreh Klosi.
“Vendimi i 2018 u rrëzua me një vendim absurd nga gjykata që kërkoi që procedura të vinte edhe në KKT. Mali i Tomorrit duhet mbrojtur. Kjo katrahurë nuk duhet të vijojë. Mbrojtje do të ketë edhe për basenin ujor të Bogovës, që rrezikon cilësinë e ujit për Beratin dhe Skraparin. Shumë shpejt do të kalojnë në skaner guroret për aktivitetin e tyre, do të kërkojmë të kthejmë në vend padrejtësinë historike që i është bërë këtij komuniteti dhe mali”, u shpreh ministri Klosi.
Qeveria vendosi një vit më parë që ta kthente në park kombëtar të gjithë Malin e Tomorrit, por Gjykata e Apelit Administrativ vendosi më 17 korrik që të shfuqizojë vendimin.
b.b/dita

Cja fut Kot ju sa konstatoni po na cate Trapin me saliun po futeni per leckash saliun me gjithe ja 5 ministra ps e lsi Po ku keni kellqe ju. Se do vine tjere nga daj sami tju rrasin ju dhe saliut.
Po shtatoren e kalorsit arab te armatosur me te shkruara arabisht, do ta hiqninga mali shqiptar i Tomorrit??????
sa vite ka ne pushtet partia jone e dashur rilindase??
Akoma sali kafsha i ka fajet pas 6 vjeteve??::
Po keta rilindasit tane, pas gjithe atyre premtimeve te bujshme, duhet te presin revoltat e njerzve te thjeshtedhe presionin e ambientalisteve te huaj qe te zbrapsen??
Turp qe e quajne vendim te tyre ndaljen e masakres se natyres e Tomorr.
Kur arrijne te shkaterrojne dhe malet, mos prit me asgje, nga asnje politikan.
Keta duan Enver Hoxhen, Vetem ai mundi qe te vendose rregull, shtet, menjehere pas lufte.
Keta anetaret e Gjykates se Apelit Administrativ qe kane lejuar shkaterrimin e metejshem te malit te Tomorrit duhen pushkatuar te gjithe. Kushedi sa para kane marre maskarenjte.
O ministri KLOSI ,sa tu dhimbska natyra more burre .Pse po shkateroni perlen e bregdetit te Jonit me MANEN ,ku pashai i jot RAMA i ka dhene “BILIARDIERIT ” troje me 1 euro m2 .Pa te permendur ,qe po vidhni trojet e pronareve ju personalisht ne keto zona . Dua te them ,se e gjithe bota i cfrytezon guroret ,neper male ,por e ben rigjenerimin e natyres dhe ka firma qe e bejne .Ju e keni te qarte ,por e them per keta komentuesit e mesiperm qe se kane haberin fare ..Apo nu ju vjen zeri z Klosi ,ndoshta do ju ipni leje ne kohe votimesh ,per te qene prap ne pushtet ,dihet e kini metode pune ju te ripjelljes.
Cfare do na thush o Klosi ,pergjigju tani po te jeshe burre .
Ah po parqet kombtare paskan hallin apo erpasurine qe po iu ik se nuke kane rezervuar per veti? Se hallin per parqe po e shohim ne Valbone po e shohim me lumin Cem etj etj
Ju perdorni per te rezervuar e fshi njerezit qe ju pengojne ne biznesset e juaja ,apo ma mire per te grabitur ma shume ju keqperdorni ligjin