Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në kremtimin e 99 vjetorit të Luftës së Vlorës.
Pasi vendosi një kurorë në nderim të luftëtarëve të kwsaj lufte, ai u bw pjesw e ceremonisw pwrkujtimore, ku mbajti edhe njw fjalw pwrshwndetwse.
Pwrballw pasardhësve të veteranëve të Luftës së Vlorës, veteranë të Luftës Antoifashiste Nacional-Çlirimtare dhe pasardhës të tyre, deputetëve, drejtueswve të pushtetit vendor, personaliteteve të jetës politike e shoqërore të qytetit si dhe historianwve e studiuesve tw shumtw, kryetari i Kuvendit u shpreh:
“Sot të gjithë shqiptarët patriotë do të dëshironin të ishin në Vlorë. Jo vetëm për Luftën e Vlorës dhe rrezatimin e saj në historinë e Shqipërisë. Por për bukuritë që ajo ofron si skela e parë në Europë. Për trimërinë, mënçurinë dhe urtësinë që e karakterizon. Për hijeshinë që rrezaton ndër të gjitha viset shqiptare. Për mësimet historike dhe aktuale që na ka dhënë dhe na jep të gjithëve.
Ky vit është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është viti i 75 vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë e kolaboracionistët. 2019 është pragu i 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, i vitit kur shqiptarët treguan se nuk janë vetëm një komb luftëtarësh, por edhe një popull që e do dhe punon për ndërtimin e demokracisë.
Është një koinçidencë domethënëse që fillimi i parlamentarizmit dhe lufta e Vlorës kanë ndodhur në të njëjtin vit.Të dyja këto ngjarje ishin prova të fuqishme të zhvillimit politik të shoqërisë shqiptare, të rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të bashkimit në emër të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë. Fitorja e Vlorës ishte vulosja e fitores së Lushnjes.
Kongresi i Lushnjës përmbylli periudhën e shtetformimit dhe vendosi arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar. Kongresi shprehu në mënyrë të qartë vullnetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mos lejuar një coptim tjetër fatal të trojeve të tyre që po vendosej në Konferencen e Paqes në Paris. Por vendimet historike të Kongresit të Lushnjes dhe ndërhyrjet e presidentit Uillson, i cili u ndali dorën fuqive europiane dhe parandaloi copëtimin e Shqipërisë, në verën e vitit 1920 u vunë përsëri në provë.
Shqipërisë së pavarur i duhej kthyer Vlora dhe krahina e saj, e cila mbahej e okupuar nga ushtria italiane që prej Luftës së Parë Botërore. Nuk mund të kishte Shqipëri të lirë e sovrane me Vlorën të pushtuar. Patriotët dhe populli vlonjat e kuptuan dhe e realizuan këtë mision historik. Më 29 maj 1920, Kuvendi i Barçallait, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë krahinës, vendosi fillimin e Luftës së Vlorës. Për organizimin dhe drejtimin e luftës zgjodhi Komitetin “Mbrojtja Kombëtare”, të kryesuar nga divi vlonjat, biri i Armenit, Osman Haxhiu.
Kur flasim për Luftën e Vlorës, nuk mund të mos kujtojmë e nderojmë për simbolin e saj, legjendën e kësaj Lufte, Selam Salarinë. Komandantin e parë të përgjithshëm, Ahmet Lepenica. Kapedanët e luftëtarët Sali Vranishti, Kanan Mazja, Zigur Lelua, Sado Koshena, Isuf Rustemi, Azbi Canua, Toto Hosi, Selman Hyseni, Mato Robi, Bajram Qamili, Memo Brati, Mehmet Mallkeqi, Halim Rakipi, Nase Beni, Hodo Zeqiri, Halim Rakipi, Rrapo Çelo, Sheme Sadiku, Beqir Velo, Abdurrahman Çiraku e Zenel Ramohitua me shokë.
Edhe sikur asnjë dokument historik të mos kishte mbetur për Luftën e Vlorës, do të mjaftonte kujtesa dhe muza popullore për ta rindërtuar historinë e saj. Poeti do të brohoriste: “Vlora, Vlora, Vlora, Vlora/ Bjeri, moj, t’u lumtë dora!”, ndërsa populli do të këndonte “Te ura në Drashovicë/ Qëllon topi i Italisë”. Në vjeshtë të vitit 1943 populli do të këndonte përsëri: “Moj Mavrovë e Drashovicë/Ç’hata bëre ato ditë”.
“Në këtë vit të 75 vjetorit të çlirimit, populli i Vlorës e Labërisë, si gjithë populli shqiptar, është krenar për kontributin që dha gjatë Luftës së Dytë Botërore. Unë kam ndjekur e përshëndetur të gjitha ngjarjet e shënuara të Luftës Nacional-Çlirimtare në këtë 75 vjetor. Kam inkurajuar përpjekjet e Qeverisë, të Komisionit të posaçëm për 75 vjetorin e çlirimit dhe të institucioneve për kremtimin e kësaj ngjarjeje monumentale me nderimin që i takon. Përgëzoj përpjekjet e organizatës së veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve për përkujtimin dhe festimin e ngjarjeve kryesore të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe ruajtjen e transmetimin e vlerave antifashiste.E vërteta e kësaj Lufte as mund të mohohet, as mund të errësohet. Asnjë kontribut tjetër nuk mund të sillte çlirimin e Shqipërisë pa luftën e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Ishte lufta e Ushtrisë së partizanëve shqiptarë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe në krahun e aleancës më progresiste të kohës.
Sot, të jesh në anën e duhur të historisë do të thotë: Të nderosh patriotët, luftëtarët, çlirimtarët dhe dëshmorët që kanë rënë për Shqipërinë; Të mbash, dhe jo tu ikësh përgjegjësive kombëtare e politike për konsolidimin e demokracisë dhe mirëqenien e shqiptarëve; Të respektosh Kushtetutën dhe ligjet përkundër aventurave politike dhe egocentrizimit elektoral; Tu përkushtohesh reformave për zhvillimin e vendit dhe forcimin e institucioneve, përkundër shpikjes së armiqve, rreziqeve dhe rikthimeve imagjinare.”, nëvizoi, midis të tjerash, në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
e.ll./dita

Te jesh ne anen e duhur te historise do te thote qe ju si PS duhet te ishit distancuar nga qendrimi antishqiptar i ballistit Rama qe me nderimin qe i beri krye kolaboracionistit Mut-hat Frasheri dhe poshterimit qe u beri 28 mije deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare dhe 70 mije partizaneve kur u kerkoi trashegimtareve te tyre te ulnin koken para TRADHETISE se tij!
LANC-i eshte epopeja me e lavdishme e popullit shqiptar ne te gjithe historine e tij shume shekullore,se per here te pare ne Luften me te Pergjakeshme ne tere historine boterore,krijoi Ushtrine e tij Nacional Clirimtare ne lufte kunder pushtuesve nazi-fashiste dhe bashkepuntoreve te tyre ballisto-zogiste duke u bere pjese e Koalicionit boteror fitues Anglo-Sovjeto-Amerikan!
Dhe kete ushtri fitimtare e krijoi dhe udhehoqi PKSH dhe komandanti e komi
PS-ja e ka tradhetuar LANC-in ndaj ju boll me hipokrizite tuaja te poshtra!
Shporreni antishqiptarin Edi Rama nga PS-ja ne se i keni te verteta keto mbrockulla!
Rucit me shoke atje po ju kercet ke lufta para 75 vjeteve ! Ata jane te gjithe miljoner,mos u genjeni o njerez,ju servirin luften per t’ju hequr vemendjen nga realiteti,te mbulojne imoralitetin e tyre.Po po te kishin parime keta “patriote atdhetare”nuk do ishin bere hajdute te popullit te tyre.Vagabonde qe shesin moral !!
PERGJEGJESIT ! qe mungon drejtesia,varferia,
papunesia, korrupsioni, droga, krimi, emigricaioni
Mafje pushtetit te kapur te tridhjete vjeteve.”Engjejt
qe mbrojne vlerat e deshmoreve”
Where justice is denied, where poverty is enforced, where ignorance prevails, and where any one class is made to feel that society is an organized conspiracy to oppress, rob and degrade them, neither persons nor property will be safe.
Frederick Douglass
Fol sa të duash o Gramoz , s’të beson më njeri . Ti paske qënë një koqe karrjeristi pa dinjitet , pa personalitet . Armiku i të majtës Edvini është një maskara i deklaruar me kohë , por , ti Gramoz dhe jo vetem ti , nuk jini më të mirë se ky zagar që qelbi dynjanë .
Me ju PS është e vdekur , turpi ju mbuloftë , tradhetarë !