Dha urdhër për zhbllokimin e “Silicon Mix”, hetime për ish-ministrin

J L

Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetim nga Prokuroria e Tiranës lidhur me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit me urdhër të ish-Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, janë hedhur në treg 4600 litra pesticid i dëmshëm me emrin “Silicon Mix”.

Kërkesa e organit të përgjithshëm të akuzës mban datën 3 shtator 2019 dhe firmën e drejtores së kabinetit, Alketa Zifla.

Përmes kësaj shkrese që kryeprokurorja Arta Marku i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpëroruar detyrës duke lëshuar urdhrin për zhllokimin e këtij insekticidi, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët.

“Silicon Mix” ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 litra kimikat.

Kjo gjë është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *