I theu brinjët gruas dhe e kafshoi në kokë, arrestohet shqiptari

J L

Shqiptari me inicialet H.S., 20 vjeç ka rënë në pranga në Itali për dhunë ndaj gruas së tij.

Sipas medieve fqinje, i riu e ka qëlluar bashkëshorten me grushte dhe madje e ka kafshuar në kokë, në prezencë të vajzës së tyre 2 vjeçe.

Kanë qenë fqinjët ata që njoftuan policinë, pasi dëgjuan britmat me zë të lartë të gruas. E transportuar në Spitalin e Ragusas, shqiptarja u diagnostikua me thyerje të shumta brinjësh dhe plagë në kokë, shkaktuar nga e kafshuara.

Vogëlushja u gjet në gjendje të rënduar psikologjike, e cila në momentet që babai i saj ka ushtruar dhunë ndaj të ëmës ka qarë pa pushim.

Madje, mësohet se ai e ka detyruar bashkëshorten që të flerë në një dhomë tjetër, larg vajzës së vogël.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *