Ditët e fundit në kronikat televizive është transmetuar një lajm, ku thuhet se një pesticid i rrezikshëm për shëndetin është futur në vendin tonë, në formën e plehut për bimët.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe profesori i Fakultetit të Mjeksisë në Universitetin e Tiranës, Pëllumb Pipero.
Profesor Pipero, në një postim në rrjetet sociale thekson se përbërësit e këtij plehu, te quajtur “Silicon mix”, nuk sjellin asnjë efekt negativ tek njeriu, përkundrazi, ai e konsideron si një arritje të madhe të shkencës se agronomisë përdorimin e tij në bujqësinë organike.
Po ashtu ai shkruan se “nuk duhet të përhapim panik te konsumatorët, aq më tepër kur bëhet fjalë për ushqimet e përditshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht te provuara.”
Postimi i plotë i Piperos:
“Edhe pse i druhem shume fb, i rikthehem shpesh, sidomos kur ka lajme per shendetin dhe impaktin e tyre ne publik. Duke qene se jam pak larg edhe lajmet me vine me vonese, por kurre nuk eshte von per te shprehur mendimin tend, sidomos kur mendon se ai mund ti vije ne ndihme publikut.
Po lexoja sot nje lajm mbi rrezikun qe sjell ne shendetin e qytetareve nje insekticid-pleh, Silikon Mix, dhe jo vetem si mjek por dhe si konsumator u mundova te gjej ca referenca rreth tij, te mirave dhe te keqijave qe sjell ne shendetin tone per shkak te elementit baze ne perberje te tij, Silicium.
Duke mesuar nga kimia se siliciumi eshte nje nga elementet perberes kryesore te tokes me te cilin biem ne kontakt cdo dite dhe ne cdo rrethane, duke kujtuar semundjen e silikozes te minatoret ne minierat tona, lexova dhe me tej.
Ka shume artikuj dhe referenca, me pak ne PubMed, e me shume ne agrikulture por ne asnjerin prej tyre, se paku une, nuk gjeta referenca bindese, e mbi te gjitha statistikisht te besueshme per demin potencial te ketij insekticidi ne shendetin e qytetareve, per me teper ne demtimin potencial te ADN dhe çrregullimet madhore qe mund te vine si pasoje e saj.
Gjeta shume referenca per revolucionin qe ka bere ne bujqesi, dhe kjo eshte arritje e madhe e shkences besoj une. Ndaj ne fund te ketij shenimi dua te ndaj me te gjithe ju disa konsiderata;
Se pari, nuk duhet te perhapim panik te konsumatoret, aq me teper kur behet fjale per ushqimet e perditeshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht te provuara.
Se dyti, do ishte shume mire qe specialistet e mjekesise ti pyesim dhe t’ju referohemi para se nje produkt te “kontestuar” ta hedhim ne treg, sepse eshte me mire dhe me e lehte te parandalojme, jo te hapim debate post faktit, qe mund te sherbejne per gjithcka, por nuk i vine ne ndihme shendetit, perkundrazi perhapin panik te qytetaret.
Se treti, ne, profesionistet, qofte edhe per etike profesionale nuk duhet te flasim me “mund”.
Se katerti, nuk deshiroj te debatoj me askend dhe do ishte mire te mos hapim nje debat qe nuk i sherben akujt, thjesht po jap opinionin tim mbeshtetur ne ato qe kam lexuar dhe besoj!”

j.l./ dita

Gjeja me e bukur e ketij shkrimi eshte vetem dicitura poshte fotos qe paraqet nje kompiuter ,ca foto dhe ne fund emri Pellumb Pipero.
Pra P.Pipero na qenka nje kompiuter e jo njeri!
Zbulim i madh ky!
Ne fakt ky Pipero eshte shume “i besueshem” Djalli vetë, ska lene me pislleqe pa bere kur bente karriere si kuadro i LSI ne ministrine e shendetesise. Mesa duket vazhdon karrieren. Edhe vertet te jete i pademshem ky kimikati, vetem se i ben Pipero propagande nuk besohet.
Emrin kimik te komponentit piperi e harroi. Na nxori fotot e familjes ne vend te tij
Pipero, deklarata pa faktet dhe te dhenat eshte mall per shitje.
Sa te ka paguar qeleshi?
Po ti si mjek e para e te parave duhet te besh zhurmen me te madhe mediatike per eliminimim e pesticideve..
Silikon mix nuk ka vetem silikon. Dhe fjala cidal do te thote vrasje.
Ky eshte produkt vrases i qenies se gjalle, insekt, minj, (pest..), si na qenka kaq prodhues? Te ka lene mendja te thuash se ADNja nuk preket nga cidalet?
Me se fundi na doli dhe nje moster mjek qe kerkon te hedhe posht ndalimin e ketij presticidi nga BE-ja. Qe do te thote nje marri e shkuar marrise, bashkefajesi dhe avokati ndaj djallit, qe nuk duhet injoruar, por denoncuar,hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve ne sherbim te vetes, familjes dhe popullit. Ky palo mjek qe kerkon te perdhose ligjet e BE-se o eshte i marre, o eshte djalli vete, se mjek kurresesi nuk mund te jete.
Ky preparat përdoret më shumë në vendet e lindjes, në SHBA, Izrael dhe në Angli.
Per Artikullin shënoj:
– Nuk bëhet fjalë për pesticid, po për pleh shtesë ose mikropleh. Në të vërtet është një pleh me përmbajtje mikroelementesh në një kombinim të tillë që e bëjnë bimën të qëndrueshme ndaj parazitëve të ndryshëm. Por ato nuk kanë veprim negativ mbi këto parazitë, nuk i vrasin, pra nuk janë as pesticide (term i përgjithshëm) dhe as insekticide. Thjesht bima zhvillohet më e fuqishme dhe përballon mjaft sulme të parazitëve dhe streset e ndryshme.
– Zbulimi i rëndësisë së mikroelementeve në rritjen e bimëve ishte një hap i madh për bujqësinë. Kush dëshiron të thellohet më shumë, le të lexojë tekstet e agrokimisë të studentëve të bujqësisë dhe le të kerkojë sqarim nga katedra përkatëse pranë Fakultetit të Bujqësisë. Po ashtu edhe një artikull të plotë anglisht “Microelements in Agriculture” të Z. Eyal Ronan, Drejtor i zyrës Agronomike pranë ‘Haifa Chemicals’, Israel.
– Në ligjshmërinë e BE për plehrat bujqësore lejohet përdorimi si përbërës në plehra dhe përmirësues i të tre elementeve: Mn, Si dhe Zn. (REGULATION (EU) 2019/1009 OF THE EUROPEAN PARLIAMENT AND OF THE COUNCIL of 5 June 2019 laying down rules on the making available on the market of EU fertilising products and amending Regulations (EC) No 1069/2009 and (EC) No 1107/2009 and repealing Regulation (EC) No 2003/2003)
– Mikroelementet përdoren në doza tepër të vogla dhe mjaft të holluara, sipas këshillimit e përdorimit.
– Nëse ka dyshime për dozat e përdorura apo mbetje të dëmshme të mikroelementeve në bimë, kjo mund të vërtetohet lehtë me analiza laboratori dhe certifikimin e produktit.
Pandeli Pasko
Agronom
CIHEAM, Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit
p.s. nuk e kuptoj perse nuk e keni vendosur kete shenim te derguar ne dreke!