Prokurori Besim Hajdarmataj ka rrëfyer në seancën e sotme në procesin “Babalja”, njohjen e tij me të ashtuquajturin ‘Dëshmitari X’ ose ndryshe Alfred Veliu. Ai ka thënë se e ka pritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka pasur vetëm një takim me të e më pas ka lajmëruar Shërbimin Informativ.
“Babalen e kam takuar në muajin nëntor, 2017 në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë për Krime. Jam telefonuar nga recepsioni që një person kërkonte të më takonte se kishte diçka të rëndësishme. E prita në zyre dhe më tha që kam dijeni për një trafik të mundshëm ku sipas tij ishin të përfshirë policë dhe vëllai i ministrit të brendshëm. E pyeta për personalitetin dhe me rezultonte i dënuar në Itali. Këtu e kam ndërprerë bisedën me të. Kam lënë takim me një nga drejtuesit e SHISH që mbulonte çështjet e trafikut. I thamë të vinte sërish”, ka deklaruar Hajdarmataj.
o.j/dita

Ky prekuror Tropojan eshte dorasi Saliut dhe Tik Llalles.Ky ka informuar dite-per-dite Saliun dhe gazetaret ne pergjthesi por ne veçanti gazetaren Klodi te news24.Dhe kjo VOA ne SHBA+BIND ne Gjermani.
-Dosja BABALE dhe ish-Polici Dritan Zagani ishin sajesa e turpeshme te KINOSHQUPIT dhe QYRETARIT DIXHITALB per te nxjerre nga skena politike Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafen per ALIBINE DROGE,sikur SALIU E LULI vete ishin qelibar,kur ne LAZARAT kultivonin dhe fitonin te ardhura prej 9 mij ton ne vit.
-Por kjo eshte politika Berishiste sundimtare 30 vjeçare.Dhe drejtesia e kapur prej tij heshte.