Aksioni i opozitës do vazhdojë, Kryemadhi: Të zgjojmë çdo qelizë të shqiptarëve

Bora Basholli

Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”. Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas daljes së saj nga selia e PD, ku zhvilloi një takim me Lulzim Bashën.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët Kryemadhi tha se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse opozita do t’i kthehet protestave, ajo nuk tha detaje, ndërsa shtoi; “E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”.

Për LSI aksioni opozitar është i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë edhe me 15-vjetorin e LSI. Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarë, që janë margjinalizuar. Zgjedhjet treguan se 85% e shqiptarëve se duan më Ramë.E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”, tha Kryemadhi.

Aleatja e Bashës nuk i kursehu as ironitë teksa u pyet për parlamentin, duke shtuar se: “Për kë parlament po flisni? Për këtë parlament të dështuar?!”.

 

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • pasi bejne veprimtari kriminale deri sa lodhen, pasi shplodhen duke u thekur ne diell, freskuar ne uje e jodizuar per shtate pale qejfe, kthehen me forca te reja per te vazhduar seancen e krimeve kunder popullit, duke u paguar, nga leket e …popullit .

  • Per 85 % te shqiptareve ,qe nuk duan Edi Ramen e ke gabim moj Monike . Kjo perqindje eshte edhe per PS ,Juve si LSI dhe PD ,pjellat e katovices..Mos bej propogande majmunash .
    Pregatituni per SPAK ,dhe BKH ,qe te gjithe ju moj Monike ..Me vjen sinqerisht per te vjelle , kur te shoh ty personalisht para gazetareve .Oh moj nene , ne dore te kujt , ka perfunduar shqiperia.

  • Me gjithe mend qe kjo “çizmja” apo siç i pelqen te quhet: First Lady e hajdutit me bllok, i di shqiptaret per idiote. Sikur nuk i di populli bemat e LSI-se dhe PD-se?! Hajde te ishte ndonje parti e re, e paprovuar ne pushtet, po keto te dyja?! Keto si parti duhen shkrire me ligj dhe udheheqesit e tyre duhen gjykuar per tradhti te larte!

  • Mezi po presim hajdutet e rrugeve,Dashamir Xhika,Edmond Haxhinasto,Edmond Panariti dhe Edmond Dantesi,,Shko mos u duk fare,je ftyra me e urryer per shqiptaret,moj desdeMONA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *