‘Shërbimi i provës’, Naço: Do përmirësojmë trajtimin

redaktor

“Shërbimi i provës do të shtrihet në të gjitha rrethet gjyqësore, si dhe do të përmirësojmë trajtimin e të dënuarve”, ka qenë ky premtimi i Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço gjatë aktivitetit “Shërbimi i provës në Shqipëri”, ku merrte pjesë edhe ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço informoi se: “Aktualisht janë 8784 persona nën mbikqyrjen e shërbimit të provës dhe se mbikëqyrja elektronike do të shtrihet në të gjithë vendin”.

Gjithashtu, Ministri Naço bëri të ditur se nga ky shërbim buxhetit të shtetit i janë kursyer 15 milionë lekë.

“Sfidat me të cilat përballet shërbimi i provës janë të shumta dhe zgjidhja do të tregojë rritjen e kredibilitetit të këtij institucioni. Ne do të punojmë për përmirësimin e trajtimit të të dënuarve, për shërbiminn mjekësor, për procedurat e ndryshme për lejet”, tha Naço.

Më tej Ministri i Drejtësisë, Naço ka propozuar edhe disa ndryshime në kodin e procedurës penale.

Ndërsa, gjatë fjalës së tij, ambasadori Ettore Sequi u shpreh se: “Ka raste kur të miturit janë mbajtur në komisariate pa dijeninë e prindërve, madje edhe janë keqtrajtuar, prandaj sugjeroj që të mbahen parasysh dënimet alternative për të miturit”.

Më tej, ambasadori Sequi theksoi se: “Reformimi i sistemit të burgjeve është një detyrë e rëndësishme, pasi edhe rezultatet e mira burojnë nga angazhimi për reformat”.

Gjithashtu, ambasadori Sequi bëri të ditur se nga sistemi IPA janë dhënë 40 milion euro për burgjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *