Qeveria pranon se ka shtyrë privatisht koncesionin e Kolaudimit

Ornela

Pas muajsh të tërë heshtjeje dhe në përfundim të atyre që duket se kanë qenë bisedime sekrete, Ministria e Infrastrukturës pranoi të mërkurën se ka vendosur të shtyjë afatin e kontratës kontroverse të koncesionit të kontrollit të detyrueshëm teknik të automjeteve, një koncesion që i kushton shqiptarëve miliona euro në vit.

Shtyrja e kontratës pritet t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë disa milionë euro fitime të munguara për periudhën nga shtatori 2019 deri në dhjetor 2020, fitime që do t’i kishin kaluar buxhetit të shtetit në rast se qeveria do të merrte asetet e koncesionit pas, siç është parashikuar në kontratën fillestare.

“Bazuar në legjislacionin në fuqi, parashikimet e Kontratës bazë të Koncensionit si dhe kërkesën e shoqërisë “SGS Automotive Albania”, përfaqësuesit e MIE kanë zhvilluar disa takime negociuese me përfaqësuesit e kompanisë koncensionare, në lidhje me shtyrjen e afatit të kontratës,” thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në disa media, por të papublikuar në faqen zyrtare të internetit të ministrisë.

Sipas njoftimit, kontrata është shtyrë deri në vitin 2020 ndërsa ministria nuk jep shpjegime se për çfarë arsyeje është vendosur shtyrja e kontratës dhe jo kthimi i koncesionit nën pronësinë publike.

Njoftimi vjen një ditë pasi kontrata fillestare dhjetëvjeçare e nënshkruar nga qeveria paraardhëse e qendrës së djathtë, skadoi. Shtyrja e afatit të kësaj kontrave vë në pah gadishmërinë e qeverisë për të negociuar në mënyrë private dhe pa kurrfarë transparence publike kontratat koncesionare, të cilat rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve.

Koncesioni i kontrollit teknik të automjeteve u dha në vitin 2009 me afat dhjetëvjeçar.

Marrëveshja e koncesionit parashikon detyrimin e kompanisë për të investuar 561 milionë lekë (afro 4.3 milionë euro). Në shkëmbim të këtij investimi, qeveria shqiptare i kalonte të drejtën të arkëtonte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, tarifë e cila deri në atë kohë ishte pjesë e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë, të para nga BIRN tregojnë se kompania realizoi përgjatë periudhës nëntëvjeçare nga viti 2009 deri më 2018 të ardhura totale prej 6.3 miliardë lekësh, fitim operativ prej 1.3 miliardë lekësh dhe fitime neto pas taksave prej 842 milionë lekësh.

Përfitimet totale të kompanisë mëmë nga koncesioni mund të jenë më të larta se sa kaq. Për shembull, kompania duket se zgjodhi ta kryejë investimin prej 561 milionë lekësh që kishte detyrim kontraktor pjesërisht duke marrë hua nga kompania mëmë dhe pjesërisht përmes një injektimi kapitali në masën në 190 milionë lekë (afro 1.3 milionë euro) në vitin 2011 me financim nga kompania mëmë. Përgjatë viteve, SGS Automotive Albania sh.p.k pagoi interesa për kredinë që mori nga kompania mëmë.

Gjatë vitit 2018, kompania koncesionare SGS Albania pati 192 milionë lekë fitime neto dhe një kthim në masën 100% mbi kapitalin aksioner të kompanisë, i cili ishte 190 milionë lekë.

SGS është një nga shumë koncesionet kontroverse të nënshkruara nga qeveria e kaluar e Partisë Demokratike dhe ajo e qeverisë aktuale të kryeministrit Edi Rama, koncesione që kanë krijuar më së shumti monopole me kosto prej qindramiliona eurosh në vit në një nga vendet më të varfra në Europë./BIRN

 

o.j/dita

Share This Article
15 Comments
  • Popull i mbaruar. Shikoni qe ne fillim te shpjegimit te Qeverise:
    ““Bazuar në legjislacionin në fuqi, parashikimet e Kontratës bazë të Koncensionit si dhe kërkesën e shoqërisë “SGS Automotive Albania” qeveria ka bere negocijime..
    Perse duhet te negocijoje qeveria, per 48 milione euro Investim te SGOse dhe per miliarda rrjepje te popullit ne xhep te SGOse?
    Qeveri e kujt eshte, e SGOse apo popullit?
    Eshte e kote te aludosh me teper per skemen e hapur te vjedhjes. Ramuti dhe perfaqesuesit e qeverise vjelin kestin e negocijimit, shqiptaret zbrazin xhepat, dhe ne vend te mbushet buxheti i shtetit, mbushet xhepi i SGO dhe rritet borxhi publik.
    Cdo lloj detaji ne kete kontrate grabitjeje eshte teper irritues.
    Vetem kokegdhete shqiptare e durojne nje poshtersi te tille pa fjale.

  • Ja se do fillojnë protestat, do dalin shqiptarët të kërkojnë reformë zgjedhore, ulje taksash, luftë korrupsionit, rritje rrogash, pasqyrimin publik të kontratave shtetërore me privatët, uljen e çmimit të naftës, kontrollin e ushqimeve, dënimin e hajdutëve të shtetit, sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara e të tjera kërkesa që do rrisnin cilësinë e jetës në Shqipëri.
    Sa keq që është një gjysëm e vertëtë, protestat do nisin por nuk do jenë këto kërkesa, kërkesa e vetme do jetë “Rama ik – Basha hajde”. Dhe Shqipëria përsëri do ngel në dorë të konçesionarëve që ndajnë lekët me qeveritarët e radhës.

      • mireli, trim kompjuteri, po më heq të drejtën e shprehjes ? Çohu mirel, rrëzoje Ramën nga tastiera e kompjuterit, tërhiqe zvarrë Ramën e prite me lule Lulzimin ! Në kohën e Berisha1 thuhej që mjafton të iki Berisha e s’ka rëndësi kush vjen dhe Shqipëria do lulëzoi, iku Berisha1 erdhi Nano, filluan lëvizjet “Nano ik” e thuhej që mjafton të iki Nano e s’ka rëndësi kush vjen dhe Shqipëria do lulëzoi, iku Nano edhe erdhi Berisha2, vazhdoi prapë thënia që me largimin e Berisha2 do lulëzoi Shqipëria, iku Berisha2 dhe erdhi Rama, prapë “mireli” vazhdon me thënien se nuk ka rëndësi kush vjen, Berisha3, Basha1 apo Kryemadhi2, mjafton të iki Rama e do lulëzoi Shqipëria. Dhe Shqipëria varfërohet gjithnjë edhe më shumë…
        Duhet ndërruar sistemi o mirel-fetus i gjallë, e nuk ndërrohet me mallkimet e tua prej plake.

  • Nje shtet TAKSIDAR njelloj si i kohes se sundimit OTOMAN eshte kthyer ky i Edi Rames,qe ka privatizuar cdo gje ne vend dhe vetem mbledh taksaNje politike financiare ANTIKOMBETARE,qe ka cuar ne mjerimin e shumices se popullitCfare shteti eshte ky,qe nuk prodhon asgje,qe nuk i mban sherbimet vete,qe nuk e mban transportin urban vete,pastrimin e qyteteve,ushqimin ,pastrimin e spitaleve,burgjeve,institucioneve etj t’i kyeje me nderrmarrje shteterore,minierat etj,qe jane me fitime kolosale qe do conin ne rritjen e madhe te rrogave dhe pensioneve etj!
    Por nje kryeminister antishqiptar dhe sharlatan si Rama nuk ka tru te punoje por te grabise djersen e popullit duke punuar vetem per veteSHPORRU RAMA,pushtuesi ballisto-zogist i Shqiperise!

  • Nje shtet TAKSIDAR njelloj si i kohes se sundimit OTOMAN eshte kthyer ky i Edi Rames,qe ka privatizuar cdo gje ne vend dhe vetem mbledh taksaNje politike financiare ANTIKOMBETARE,qe ka cuar ne mjerimin e shumices se popullitCfare shteti eshte ky,qe nuk prodhon asgje,qe nuk i mban sherbimet vete,qe nuk e mban transportin urban vete,pastrimin e qyteteve,ushqimin ,pastrimin e spitaleve,burgjeve,institucioneve etj t’i kyeje me nderrmarrje shteterore,minierat etj,qe jane me fitime kolosale qe do conin ne rritjen e madhe te rrogave dhe pensioneve etj!
    Por nje kryeminister antishqiptar dhe sharlatan si Rama nuk ka tru te punoje por te .
    rabise djersen e popullit duke punuar vetem per vete.
    SHPORRU RAMA,pushtuesi ballisto-zogist i Shqiperise!

    • As taksidar, keta jane hajdute hapur fare. Ta merr ty e mua me zor, dhe ja jep ketij SG ixit.
      Privatisht, sikur qeveria eshte ne pronen private te anetes
      Ky eshte banditizem i hapur, pa asnje lloj dorashke

  • Te nderuar komentues.
    Mos i shikoni problemet vetem ne aspektin ekonomik.
    Sa per dijeni , edhe para vitit 2009, DPSHTRR, qe menaxhonte kontrollin teknik vjetor shteteror, fitonte rreth 150 milion leke ne vit.
    Por me cfare kushtesh behej kontrolli ? Ne cfare ambjentesh ? Me cfare paisjesh ?
    Jemi deshmitare qe kontroll teknik nuk behej, vetem paguhej dicka shtese nen dore qe te merrje pullen qe vertetonte kontrollin. Te punesuarit ne ato ambjente , ishin mekanike pa pervoje, militante te partive.
    Sot ka paisje te sofistikuara e specialiste, kryesisht inxhinere .
    Kontrolli behet e kjo ka rendesi. Nuk del mjeti nga kolaudimi me te meta teknike.
    Qe te kaloje ky aktivitet ne shtet eshte shume e lehte, por duhet te garantohet cilesia e kontrollit.
    Ministria e Transportit ka shume personel te kualifikuar qe do ti jape shume shpejt drejtimin e duhur ketij problemi.

    • O specialist na rrofsh bolet. Po pse mendoni se njerezit jane budallenj sot? Ne cilin vend te BE-se kolaudimi i jepet nje kompannie te vetme? Me thuaj nje dhe te jerkoj falje per ofesen. Ne Itali ku jetoj prej 20vjetesh kontrolli teknik behet 1here ne 2vjet kushton 65€dhe mbaron pune per gjysem dite. Them gjysem dite se ti shkon kur te duash len makinen dhe kthehesh ta marresh per 3apo 4 ore. Si behet kjo? Shume e thjeshte. Kolaudimin mund ta beje cdo mekanik i autorizuar. Praktikisht shumica e mekanikeve. Makinerite qe ti i quan “moderne” jane te lidhura on line me zyren e motorizazione i thone ketu dhe ja. Puna u be qytetari pagoi aq sa duhet dhe as radhe e as gje por mbi te gjitha puna u nda ne dhjetera mijera persona e jo ne nje dore sic e beri Berisha e po e vazhdon ky palla i gjate. Biles ky bertiti vjedhje. Sapo ta marrim ne do tia heqim koncesionin. Jo qe sia hoqi edhe tani qe kontrata mbaroi ja zgjat akoma. Te pakten mos i merrni njerzit per qorra.

    • Jo more specialist, kompania paska patur 4,8 milione euro te blej pajisje, shteti nuk i kishte dot..
      Shteti pagoi vetem Lul Bashen 15 milione euro.
      SIkur cerekun ti kish harxhuar per pajisje, do te thote qe fitimet me miliarda qe ka bere kompania, shteti do kishte kompesuar jo vetem investimin, por dhe parate e Lulit.
      Na beni dhe budallenj, ju lumte..hani qyl se nuk po hani dru. Kjo eshte e gjitha, llafet e tjera jane fukarallek

  • Soecialisti jeni komplet gabim..Kjo qe po shtyn qeveria vjen hera vjedhje ,korrupsion dhe as edhe nje gje me teper .Kurse ,si cfare thoni ju me te drejte ,per kontrollin teknik te cilesise se larte ,shteti tja leri privatit , qe do i u japi shteti licencat privetit ,jo veten nje ,si ne rastin ne fjale ,, por ne cdo lagje ,qe te mos kete radhe dhe ryshfete ,.Do thoni ju prap do kete abuzime ,une te them qe jo nuk ka abuzime ,.Se shteti ka specialistet e tij te mirefillte e per cdo avari ,te kontrolloje punen e ketyre privateve qe kane licencen e kolaudimeve .Do kene frike , ta siguroj une me 100% po te kemi nje shtet tamam ,te gjithe keto te kolaudimeve me ndihmuar pronarin e makisnes duke i dhene kolaudimin qe nuk i takon .prandaj mos na dil ,si specialist ,dhe mos e mbro kete bande qe vjen era kerme dhe korrupsion ,e qe e ha populli keto maskaralliqe e vjedhje e xhvatje diten per diell.Po nuk e kuptove je vetgajtore o specialist..

  • Kocensioni nuk mund te zgjatet. Prokuroria duhet te nderhyje menjehere. Ky koncesion ishte parashikuar qe kur te mbaronte, te gjitha investimet do te transferoheshin tek shteti. Pra deri ne mbarimin e koncesionit investimet jane te koncesionarit dhe shteti i merr nje tarife me te ulet koncesionarit sepse ai po punon me mjetet e veta. Ne momentin kur ky koncesion mbaron mjetet jane te shtetit pra nuk mund te kemi me koncesion por nje marredhenie qiraje. Me kete poshtersi qe kane bere i bie qe shteti i thote koncesionarit qe mjetet dhe invesitimet jane akoma te tuat. Kjo eshte vjedhje dhe prokuroria duhet te nderhyje.

    • E or e, Prokuroria i voli dhe 100 milione euro shtese per zyrat e reja te SPAK. Dhe ne shpresojme te luftohet korrupsioni. Keta po e ngjyejne doren me teper cdo dite.
      Na rrofte ne SPAK, vete per lesh e kthehesh i qethur i thone kesaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *