Gazetari i TPZ në Prokurori: Ja pse vendosa të mos e transmetoj audion e Babales

Edona Llukacaj

Lidhur me çështjen “Babale” është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai është shprehur se ka pasur dijeni për këtë informacion investigues që akuzon vëllain e ish ministrit të Brendshëm, por ka shtuar se në momentin që është njohur me këtë material të sjellë nga gazetari përkatës ka vendosur të mos e transmetojë pasi nuk i ishte dukur i vërtetë. Rakipi ka nënvizuar se ka pasur dyshime shumë të forta për vërtetësinë e këtij materiali.

“Nuk mundet ta bëja pasi nuk ishte me standardet e një gazetarie normale”, citohet të jetë shprehur gazetari Rakipi, i cili ndonëse njihet si një nga kritikët e hapur të qeverisë “Rama”, ka vendosur që të mos e transmetojë në emisionin e tij materialin e servirur më pas nga PD përmes gojës së Salianjit, Alibeajt dhe Bardhit.

Ylli Rakipi mësohet të ketë shkëmbyer edhe një sërë batutash me prokurorët e çështjes, teksa i tregonte se si ja servirën këtë material “audio” për të sulmuar ish kreun e reformës në drejtësi, dhe që vendosi të mos e bëjë publike për shkak të dyshimeve që pati mbi vërtetësinë e saj.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Je hajdut me cizma,sahan-lepires,
    bythe-lepires i corbes te:
    saLESHbisturidocikaraxhicserborusipabese!
    Pallatin e transportove nga kolonja ?
    Perse nuk e ben publike intervisten e anjutantit te Azemit ne spital ?
    Politikane,Gazetare jeni LLUMI I KETIJ VENDI !

  • Qelbësirë! Me çfarë dokumentash e privatizove shtëpinë dykatëshe të rinisë ku gdhihej çdo mëngjes Bardh fukarai, të cilën e shndërrove fillimisht në gazeta albania, e më pas hodh themelet qindra metroje të një ndërtese shumëkafëshe që do ta kishin patur zili dhe sheikët?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *