Transformohet një tjetër bllok në Laprakë

Edona Llukacaj

Krahas investimeve madhore në njësinë 11, Bashkia e Tiranës vijon t’i kushtojnë vëmendje të posaçme hapësirave dhe shtimit të këndeve të lojërave për fëmijët dhe në lagjet periferike të saj.

Falë bashkëpunimit edhe me partnerët e projektit të Kooperazionit Italian, Bashkia e Tiranës ka transformuar një tjetër bllok banimi në kryeqytet i cili ka edhe fusha sportive dhe një kënd të dedikuar lojërash për më të vegjlit.

Rrugët janë të gjitha të asfaltuara dhe me rrjet të plotë të kanalizimeve dhe rrjetit ujësjellës, ndërkohë që nuk mungon ndriçimi, vendet e dedikuara për parkim si dhe sinjalistika. Në krah është edhe terreni sportiv i rrethuar  duke i dhënë sigurinë maksimale të rinjve teksa luajnë. Për më të vegjlit janë vendosur module të ndryshme lojërash, ndërkohë që është menduar edhe për ambient për tu ulur.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *