Plagosi 4 persona te “Ali Demi”, arrestohet 52-vjeçari

Ornela

Një plagosje e 4-fishtë ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.  Policia thotë se ka arrestuar autorin, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në njoftimin e sotëm të policisë thuhet se arrestimi 52-vjeçarit është bërë në orët e fundit, ndërsa nuk dihet kur ka ndodhur plagosja.

“Gjatë orëve të fundit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin  R. K., 52 vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Ali Demit”  ka goditur dhe plagosur me mjete të forta 4  shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia e Tiranës thotë se janë arrestuar edhe 9 persona të tjera për vepra të ndryshme penela, si vjedhje apo plagosje për shkak të shkeljeve të rregullave në qarkullimin rrugor.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *