Shenjtërimi i “Nënë Terezës”, Bashkia e Tiranës ceremoni nderimi dhe drekë për njerëzit në nevojë

Ornela

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtroi drekë në të gjitha qendrat e saj sociale, për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato. Po ashtu, në nderim të figurës së shenjtores shqiptare, përmes një ceremonie të posaçme, kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti dhe këshilltarë, vendosën kurora me lule në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Kurse kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën për njerëzit në nevojë në Qendrën Sociale Komunitare në Njësinë 4, e cila mban emrin e bamirëses së madhe, “Gonxhe Bojaxhiu”. Ai theksoi se mënyra më e mirë për ta kujtuar Nënë Terezën është të ndjekim mësimet e saj, për t’u shërbyer njerëzve.

“Mënyra më e mirë për të kujtuar Nënë Terezën, nuk është duke dhënë leksione e duke bërë histori, por duke u sjellë si ajo. Më vjen mirë që të gjithë së bashku e kemi bërë qytetin pak më shumë solidar, siç donte Nënë Tereza. Në qoftë se ajo do të ishte gjallë, nuk do të kërkonte më shumë statuja dhe më shumë statuse në internet, por më shumë njerëz që shërbejnë një pjatë supë”, tha kryebashkiaku.

Bashkia e Tiranës ka hapur në këto 4 vite disa mensa sociale në të gjithë kryeqytetin, duke iu gjendur më pranë njerëzve në vështirësi. Ata janë shërbyer jo vetëm me një vakt të ngrohtë, por edhe me mjekë të specializuar, psikologë etj. Veliaj tha se modeli i suksesshëm i arritur në Tiranë për hapjen e mensave sociale dhe ndihmën ndaj atyre që kanë më shumë nevojë, duhet të shtrihet edhe në bashkitë e tjera të vendit.

“Ky është një rast për t’i bërë thirrje të gjithë kryebashkiakëve të rinj: Tirana ka ende cepa ku duhet të shkojë asfalti, gjelbërimi, duhet të heqim rraqe pa leje që kanë zënë hapësira publike, por ama në morinë e madhe të problemeve, ka edhe një dozë njerëzillëku. Pra, nuk është keq që një qytet tjetër, përveç Tiranës, të hapë një mensë sociale, të ketë një qendër ku ndihmohet dikush në vështirësi. Jam i lumtur që me këtë dozë njerëzillëku punon jo vetëm kjo qendër sociale, por gjithë infrastruktura jonë sociale në Tiranë”, tha Veliaj, teksa shtoi se kur ka vullnet, gjithçka mund të realizohet.

“Kur ne duam, ne mundemi. Kur ne duam, ne bëjmë; dhe kur ne duam, ne mund të bashkëpunojmë. Unë besoj se ky komunitet është realisht në frymën e Nënë Terezës. Populli që do, bën. Populli që do, bashkëpunon dhe tregon solidaritet”, tha ai.

Kryebashkiaku iu drejtua me një mesazh edhe të rinjve, duke i kërkuar atyre që të jenë më solidarë për të ndihmuar më të moshuarit apo ata që gjenden në vështirësi. “Dua t’i bëj thirrje të gjithë djemve dhe vajzave: Kemi dy shanse në jetë, ose të kthehemi në qaramanë profesionistë dhe të ankohemi përse nuk funksionon çdo gjë perfekt, të ankohemi pse ka varfëri, sëmundje, vuajtje, ose mund të bëjmë diçka; nëse dikujt i mungon një pjatë supë, t’i japim një pjatë supë, nëse dikujt i mungon një çantë shkolle, t’i japim një çantë shkolle, nëse dikujt i mungojnë, fletoret, lapsat dhe librat, t’i japim fletoret, lapsat dhe librat. Sikur secili të bëjë minimumin e vet për të ndihmuar fqinjin e tij, kushëririn, hallexhiun te rruga, atëherë ky popull është realisht populli i Nënë Terezës”, theksoi Veliaj.

Në nderim të shenjtores shqiptare, në rrugët kryesore të kryeqytetit u vendosën banderola që përkujtojnë bamirësen e madhe.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Per njerezit ne nevoje, shume mire ben qe shtron dreke, madje kush mundet ti ndihmoje.
    Por, zhduke sa me shpejt ate pllaken me mermer nga parku i kalamajve perpara se te ta sjellim te shtepia jote.
    Dil dhe sqaro popullin , se sa eshte demi qe i eshte shkaktuar shtetit nga fallsifikimi i biletave qe u krijua dhe u zhvillua nga koncesionaret e linjave ne bashkepunim me bashkine e tiranes

  • Edhe sikur nji here ne jave ta veshesh ate perparese per keta njerez ,nuk ka aq vlere sa do te kete heqia sa me pare e takses se baneses dhe ajo e TV, qe jane taksat me te pakupyimta por sidomos per pensionistet dhe shtresat e tjera ne nevoje!

  • VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR

    JAM KRENAR QE E KAM THIRRUR
    NENE EDHE FIZIKISHT …. !

    From: Alban Dega
    Date: April 17, 2017 at 1:06:20 PM EDT

    I VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR … !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ka shume e shume rekorde boterore ne fútboll, atletike, boks… ne cdo fushe te veprimtarise njerezore !
    Po a ka ndonje rekord te paarritshem, te pathyeshem e te perjetshem ne Bote sot !?
    Po eshte vetem nje rekord te tille ne kryefushen e te gjithe fushave, ne ate te humanizmit, njerezillekut !?
    Eshte vetem rekordi i nje nje nene te pamartuar kurre !
    Eshte vetem rekordi i nje motre virgjereshe !
    Eshte vetem rekordi i nje bije shqiptare denbabaden !
    E ka emrin Gonxhe Bojaxhiu qe shkrin kater rekorde boterore ne nje kryerekord Boteror Nene Tereza !
    Fituese e titullit me te larte per paqe ne Bote Nobelin e Paqes qe e kane marre edhe qindra vete e shoqata ne Bote !
    Fituese e titullit madhor Shen Tereza qe e kane qindra shenjtore e profete ne pese fete kryesore te Botes: budizmi, katolicizmi, myslimanizmi, judaizmi dhe kristianizmi me nendarjet e tyre .
    E kryesorja e mbi te gjitha krye titullin e vetem boteror“ NENA E PERBOTESHME TEREZA !”
    E vetmja grua ne Bote para se ciles u perkulen me nderim e respekt mbreterit e mbretereshat, Presidentet e superfuqive boterore, kryeministrat, qeverite, Kongresi Amerikan e deri edhe Papa Vojtila i Selise se Shenjte qe is lay kembet e saj vocrrake dhe piu ujin e
    tyre !
    Nje super- rekord tjeter boteror !
    Pse eshte e pamundur te thyhet ky kryrekord Boteror !?
    Sic ka nje Univers pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire ka edhe vetem nje planet te vetem me emrin Toke ne sistemin tone diellor e ne Univers !
    Ashtu sikur se cdo qenie e gjalle ka nje nene, edhe mbare njerezimi qe eshte nje dhe vetem nje nuk mund te kete me shume se nje nene !
    Prandaj ne shqiptaret si popull e si komb duhet te jemi krenar per kryerekordin e rekordeve boterore ate te bikes, motres dhe Nenes se Petboteshme Gonxhe Bojaxhiu alias Nene Tereza.
    Nje kryrekord boteror i paarritshem , i pathyeshem dhe i perjetshem…
    Krenaria Kombetare e ne shqiptareve!
    Krenaria e mbare njerezimit !
    Krenaria e Botes mbare !
    Bota ne kembet e saj !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *