Policia e Korçës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi akuzohet se kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.
Sipas bluve të qytetit të Korçës, 35-vjeçari M.M., u konfliktua me punonjësit e një firme ndërtimi, me pretendimin se po i cënonin pronën, si edhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë gjatë shoqërimit për në Komisariat, arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar.
I arrestuari është person me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.
“Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kamenicë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Policisë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ku kanë konstatuar shtetasin M.M., duke u konfliktuar me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij. Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
b.b/dita

Kur cenohet prona , nuk nderhyn policia por prokuroria , gjykata . C`do kush ka te drejta te rruaje pronen e tij private . Pasi e njohim B.E.-ne sepse jetojme ne te , nuk shohim qe tubat e ujesjellsave te kalojne ne prone private , nuk shohim shtylla elektrike ne toke prinete , sikurse e kam dhe une ne fshatin tim , as 3m larg dritares , nuk shohim shtylla te telefonave te jene ne prona private etj . Keto u eliminuan para me shume se 20 vjeteve ne Greqi [ku personalisht kam dhene kontributin tim kundrejt pageses] ., te pakten , qe eshte dhe shteti ku rrojne shume shqiptare te vjeter dhe te rrinj , me nje ligj “urgjent “. Pra une qe ne fshatin tim paguaj rregullisht korrent , qe kam rreth 30 vjet qe nuk jetoj atje , te kem badjave nje “avale ” ne mes te oborit , pa me paguar asgje ?! Ne ke vend te botes eshte i mbrrojtur me ligj ky veprim per te vendosur ne pronen etjetrit nje “bela” pa pagese ?! Dhe po te kundershtoj te vije policia te me fuse ne burg ?! Kjo ndodh vetem ne ato vende ku nuk ekziston koncepti i i se drejtes mbi pronen . Tani pervec kabllove elektrike apo telave me mire , varrin ne te njejtat shtylla dhe kabllot e telefonave apo te internetit per te cilat dua tu pyes se ne ke vend te B.E.-se apo U.S.A.-s e kane marre kete udhezim “mjeshtrat ” e shtetit shqiptar ? Mjer ne po kemi probleme me korrentin ,si dhe mjer elektricistat me ” koke ne torbe ” se c`heqin ..!