Kancelaren gjermane, Angela Merkel, e kemi parë gjithmonë të veshur serioze nëpër daljet e saj publike, mirëpo një foto e fundit e saj po bën xhiron e rrjetit.
Kancelaria është filmuar e veshur me rroba banje. Mesa duket, ajo ka shkuar të shijojë disa ditë pushimi, por paparacët se kanë lënë rehat as në ditët e saj larg politikës.
Merkel është filmuar me një body në ngjyrë të zezë dhe një rrobdeshambër jeshil.
Një foto të tillë të kancelares nuk e kishim parë asnjëherë, ndaj fotoja e saj është kthyer në më të përhapurën në rrjet gjatë orëve të fundit.
Kujtojmë se Angela Merkel vazhdon të mbajë postin si Kancelare e Gjermanisë që prej vitit 2015.

b.b/dita
