Veliaj: Objektiv, arsimi profesional

redaktor

Edukimi në Shqipëri është kthyer në prodhim diplomash dhe jo në prodhim profesionesh. Prandaj objektiv afatgjatë i qeverisë është arsimi profesional.

Kështu u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj në fjalën e mbajtur gjatë seminarit me temë “Vizioni dhe Prioritetet për punësimin dhe aftësitë 2020″, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi si dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Sipas Ahmetajt, një sfidë më vetë është qasja e kapaciteteve profesionale në përputhje me kërkesat e tregut.

“Objektivi i qeverisë është prodhimi i vendeve të punës. Ne e dimë ku është e keqja, nuk janë 40 universitetet apo shumë studentët që janë ulur në bankat e shkollës. E keqja është se duhet të drejtojmë dijen aty ku tregu ka nevojë. Nëse e bëjmë këtë, në dy vitet e ardhshme Shqipëria ka për të njohur rritjet ekonomike jo vetëm për 300 mijë vende pune, por dhe të ketë më shumë”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, sipas ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është nevojë emergjente që të vihen në lëvizje mekanizmat që të funksionojë si duhet Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në mënyrë që të merren masa për punësimin e 60 për qind të të rinjve të cilët sipas tij rezultojnë pa punë.

Me poshte pjese nga fjala e ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj:

Une dua te ndaje se bashku me ju arsyet pse Qeveria e re ka prioritizuar arsimin dhe trajnimin profesional duke i sjelle se bashku nen Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise dhe te ngre disa pyetje qe te gjithe se bashku do duhet ti japim pergjigje ne pergatitjen e strategjise se re te Punesimit dhe Aftesimit Profesional per te cilen jemi mbledhur sot.

Se pari, qasja jone ndaj reformes te sistemit te aftesimit profesional dhe punesimit informohet nga te kuptuarit e thjeshte qe modeli ekonomik te cilin vendi ka ndjekur pergjate dy dekadash here aksidentalisht dhe here si rrjedhoje e politikave publike jo vetem qe nuk siguron dot me nje rritje te qendrueshme ekonomike por dhe rrezikon mbetjen peng te vendit ne kurthin e vendeve me te ardhura mesatare te uleta.

Veshtiresit e sotme eknomike shkojne pertej problemeve te shkaktuara nga kriza financiare boterore dhe ngrejne disa pyetje te natyres strukturore per ekonomine e vendit dhe te ardhmen e saj per te cilen duhet te diskutojne me tej ekspertet e fushes.

Per sa na takon ne, Qeveria e re e merr te mireqene supozimin qe nje rritje te qendrueshme ekonomike nuk mund te mbeshtetet me vetem ne sherbime dhe remitanca dhe industri ne funksion te tyre, por ne gjenerimin e aftesive te brendshme prodhuese te vendit, rritjen e mundesive te tij eskportuese e mbi te gjitha mbi rritjen e produktivitetit te fuqise tone punetore.

Per ne ekziston nje lidhje e pandashme mes modelit të rritjes ekonomike, punësimit dhe aftësive të fuqise punëtore. Eshtë kjo arsye pse Ministria qe une drejtoj e pa me vend te kembengulte ne sjelljen se bashku te dy dokumentave strategjik qe do te drejtojne punen e tere struktures administrative te vendit pergjate dekades qe do te vije, ate te punesimit dhe aftesimit profesional, objekt I se ciles eshte puna e kesaj konference.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *