Vapa ende nuk ka ikur,
edhe pse ka ikur vera,
vapa na ka çoroditur,
e të tjera-e të tjera.
Politika vrull ka marrë,
po të keqes s’ju mbyll dera,
se ndonjë zhvillim s’ka ngjarë,
e të tjera-e të tjera.
Lëviz pultin ashtu kot,
Genti Cakaj si përhera,
flet e flet e asgjë s’thotë,
e të tjera-e të tjera.
Sot ODIHRI foli prore,
o moj opozitë-e mjera,
s’i quan antiligjore,
e të tjera-e të tjera.
Luli Basha i gëzuar,
kërkon që të marri vlera,
por ai është masakruar,
e të tjera-e té tjera.
Po ai është masakruar,
për veprime-jo idera,
për zgjedhjet që ka dhunuar,
e të tjera-e të tjera.
Në atë klimë terrori,
me shantazhe dhe hilera,
si do qe Tridhjetë Qershori,
e të tjera-e të tjera?!.
Votoi gjysmë e popullsisë,
aq kanë votuar ngahera,
jo shifrat e marrëzisë,
e të tjera-e të tjera.
Metën duhet ta shikoni,
timonier mbi timoniera,
po dje u mblodh komisioni,
e të tjera-e të tjera.
Komisioni i Kuvendit,
që shpon si gjembi dhe ferra,
kundër të parit të véndit,
e të tjera-e të tjera.
S’besoj për votim ta çojnë,
socialistët këtë hera,
se kanë frikë se mos dështojnë,
e té tjera-e të tjera.
Opozitë e LSI-së,
që hiç s’i janë gjetur vlera,
s’e heq Kreun e Partisë,
e të tjera-e të tjera.
Ata “tradhtinë” e vuajnë,
dhe pse ishin në deftera,
kockën Metës do t’ja ruajnë,
e të tjera-e të tjera.
Në ditën e shenjtërimit,
udhëheqësit si përhera,
i ngrejnë hymne humanizmit,
e të tjera-e të tjera.
Lulit nuk ja hamë dot hakun,
se kaloi gjithë vera,
dhe sot sërish me Kajmakun,
e të tjera-e të tjera.
E vërtetë dhe jo lodér,
që PD-ë u tret si era,
ka veç Voltanën në Shkodër,
e të tjera-e të tjera.
Duket e mobilizuar,
i ka fjalët fort të prera,
opozita e bashkuar,
e të tjera-e të tjera.
Po bëjnë gati strategjinë,
si t’i mundin këta derra,
PD-ja me LSI-në,
e të tjera-e të tjera.
Luli Basha me Monikén,
që drejtojnë dy kopera,
Edi Ramës ja kanë frikën,
e të tjera-e të tjera.
Nuk guxojnë për t’u ndeshur,
dhe pse rrugët jané të gjera,
pér té qarë e pér të qeshur,
e të tjera-e të tjera!.
A.DUKA

E te tjera e te tjera
keto jane pune te dhjera
dhe tani qe po fryn era.
na erdhi fati tek dera.
Na shkruan sende pa vlera.
O te keqen e penes o djale!
Ketij i them trim une e jo shaka qe vargu i peshon sa nje mal dhe godet çdo maskara.
O te paste kombi o gjeneral e kapedan!
E ke thënë bukur o Mjeshtër
Për mashtruesit si nga hera,
I ke goditur në eshtër
E të tjera e te tjera…