Transferimi i bashkëshortit të Markut rihap debatin mbi nepotizmin në drejtësi

Bora Basholli

Nepotizmi në sistemin e drejtësisë së re shihet me sy shumë kritik.

Kjo sepse cënimi i besimit është rrënues në kontekstin e pritshmërive të publikut në reformën e domosdoshme në këtë sistem.

Pak kohë më parë pati debat dhe përplasje institucionale mbi emërimin si prokuror të Bledar Valikajt, burri të deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Këto ditë disa portale kritikojnë me tone të ashpra emërimin e z.Erin Çaku në pozicionin e oficerit të Policisë Gjyqësore (Opgj) në Prokurorinë e Durrësit.

Erin Çaku, i cili prej disa vitesh ushtronte detyrën e OPGJ-së në Prokurorinë e Lezhës është transferuar, me firmën e bashkëshortes së tij, Arta Marku, në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Sipas portalit Boldnews, transferimi nga Lezha është realizuar në korrik të këtij viti, por oficeri më i ri i policisë gjyqësore është paraqitur në zyrën e tij të re, në Prokurorinë e Durrësit, vetëm në fillim të shtatorit 2019.

Transferimi është kryer pas kërkesës së drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, pranë eprores Marku “për shtim të organikës së oficerëve të Policisë Gjyqësore, si pasojë e ngarkesës”.

U mbetet institucioneve të reja të drejtësisë të gjykojnë nëse ky vendim i znj.Marku përbën një rast të konfliktit të interesit.

Kryeprokurorja e Përkohshme, banore e Shkodrës aktualisht jeton në Tiranë, falë një bonusi special qeraje nga Këshilli i Ministrave.

Ligji i ri “Për Policinë Gjyqësore”, i cili ka hyrë në fuqi në Qershor 2019, parashikon ngritjen e një Komisioni për emërimet, transferimet dhe komandimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore, në bazë të propozimit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, nën drejtimin e një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme dhe anëtarët e tjerë janë oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, të caktuar nga Prokurori i Përgjithshëm, si dhe të OPGJ të caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

b.b/dita

Share This Article
17 Comments
  • këta shërbëtorët e polullit sapo marrin postin e shërbëtorit seç fillojnë e shëndoshen,e zbukurohen,e vishen ku e ku më mirë se me ato rrobat e gabit që kishin në fillim(dobiçi i ka pas të gabit francez)?
    a thu ta kenë prej sakrificave që bëjnë duke i shërbyer popullit pasanik??
    ju kujtoj arta,ajo prokurorja e përkohëshme,në fillim??
    si me e pas nxjerrë prej pallatit mbretëror!!e thatë,e tërë rrudha me fustan që të zinte lemerija,sot duke i shërbyer popullit të jep përshtypjen sikur duhet ta shoqërosh në klasën e parë!aq shumë është rinuar!
    eh çna zuri belaja e mbetëm popull,nuk u bëmë njëherë shërbëtor të mblidhnim veten!!

  • Ky eshte nje shkrim tendencioz,dashakeq,me nuanca narciziste.Cfare skandali nepotik ka ne emerimin e bashkeshortit te kryeprokurores?
    Ka qene OPGJ ne Lezhe,eshte OPGJ ne Durres.
    Mos e emeroi kryeprokuror ne Durres?Eshte ne te njejtin nivel detyre ku e ka gjetur edhe emerimi i gruas.
    Mos duhej ta pushonte nga puna qe te mos quhej skandal nepotizmi?
    Mos i dha nje cante te zeze ne dore qe te urdheronte ministrat te sillnin bombat te Gerdec?Apo e paisi m,e licence Ambasadori ne Paris,si loqen e qenushes te Josepina Topallit?

    • Jam 100% I të njëjtit mendim. Kjo lloj gazetarie esht e paguar me para korrupsjoni. Nuk ka as edhe një lloj shkelje. Pas luftës që u be ne Lezhë kundër korrupsionit e ka radhën Durrësi, dhe si mund të bëhet më mirë se më të njëjtin person.

      • Edhe une jam 100 perqind i te njejtit mendim.
        Keta prokurore na duhen.
        Dhe kesaj prokurores i takon vertet.
        Ka mbyllur shume dosje korrupsioni ne politike qe kur ka ardhur.
        Tym e ka bere e keni vene re?
        Opo Shkelzeni, Saliu, Argita, Dhamiani, Ahmetaj, drejtora miliardere e koleget e saj si Llala me shoke, te gjithe jane pas hekurave tani.
        Populli eshte shume i kenaaur, e cjane keto lajme kazani bre me ca transferime te vogla koti fare, qe nuk deshmojne asgje per personalitetin shume luftarak te prokuroris se sotme?
        Pfff, duhen shume vite Ditaaaa
        Ne duhet te jetojme 200 vjet qe te shofim ndryshime.
        Jemi vend i madh, 3 miliard banor

  • “Shkelja” është se e ka transferuar në Durrës apo se punon burri si OPGJ në prokurori ? Ka pas punuar si OPGJ para se të vendosej Marku në krye të Prokurorisë ? Lejohet të punojnë të dy në të njëjtin institucion ? Bëjeni pak më të qartë shkrimin ! Nëse “shkelje” është vetëm transferimi nga Lezha në Durrës, nuk është ndonjë gjë e madhe, se nga ana tjetër mund të quhet edhe diskriminim që vetëm se është burri i Kryeprokurores nuk duhet të ketë të drejtë të transferohet.
    Mgjth kjo nuk është “Drejtësia së Re” siç përmendet në shkrim, kjo është “Drejtësia e Përkohshme”.

    • Nuk eshte ndonje gje e madhe vertet..

      Keto gjera ndodhin ne gjithe boten.

      Behen dhe filma, i shef qeveria kur mblidhet dhe merr vendimet per te.miren e ketij populli qe renditet i pari ne gjithe Europen per lloj lloj gjerash ngaqe ka klase politike qe mendon dite e nate per filma

      M falni per popullin

  • Cja fusni pordhes kot.Oficer i policise gjygjsore paska qene nga adriatiku ne adriatik e ka cuar.Sipas jush duhej pushuar nga puna fare.Je tamam kazan

    • Ashtu m te lumte.
      Kazan e kaluar kazanit

      Në një mori emrash opgj me nevoja familjare për të qenë pranë Tiranës, gishti i kryeprikurores zgjodhi bashkëshortin e saj për ta transferuar nga Lezha në Durres.

      Gjene mirë se ka patur turp ta sjellë deri në Tirane.

      Ne fillim futet gishti – thone pastaj avash avash.

  • Lajmi eshte qesharak. Bashkeshorti i saj ka me shume se 25 vite pune. ka mbaruar fakultetin e Drejtesise ne Tirane diten ne 1994 dhe ka 25 vite pa nderprerje si oficer i policise gjyqesore. Koleget e tij jane bere prokurore te pergjithshem e prokurore Gjykaten e Larte e Apelit e prokuror rrethesh.

    • Te drejte ke
      Lajmet jane qesharake ju te Prokuroris jeni shume serioz.
      Lum ne qe ju kemi
      Namin po beni, ndonje xhiro andej nga Lalzi keni dale?
      Te bukura ato vilat eee?
      Po ju keni femije e bashkeshorte per te rregulluar, nuk.keni kohe te merreni

  • Mire e ka bere se ka “sakrifikuar” shume për të mirën e Shtetit dhe tanj ka vendosur t’i bëj edhe një nder vetes.

    Ja dhe “lexusit e pavarur” te lajmit jane dakord qe të afrojmë bashkëshortet sa më pranë Tiranës, se dhe keta e kuptojne sakrificen e madhe.

    Bravo zonja Marku, keshtu vazhdoni, e shkundet politiken hajdute e telendiset fare.

    Ndjese mos ju kemi cenuar figuren me komentin tim dhe zemerojme “publikun e pavarur” qe i qeka turrur prape mediave si zoti kryeminister i panjolle.

  • Eshte TRANSFERIM e jo EMERIM !
    Tani Arta Marku ate detyre ka. Burri i saj po ate detyre ka. Ku eshte NEPOTIZMI ketu o gazetaret e plepave !?

    • Asnje nepotizem nuk ka
      Per mua ta mari ne zyre te punojne bashke se keshtu behen me te forte dhe me te pacenushem.
      Ja dhe publikun me sa shifet nga komentet e paskeni me vete zonja Marku.
      Keshtu qe flini rehat naten, se punen po e beni shkelqier

  • Edhe sikur mos kete shkelje ligji, per shkak te rrethanave ku ndodhet vendi dhe reformes ne drejtesi, kryeprokurorja duhet ta kishte shmangur kete firmosje.

    Eshte treguar e ceket dhe e dobet.

    Dhe kjo nje publiku te mencur i deshmon shume.

    Dhe ndoshta eshte pergjigja pse shkoi kaq shume kohe ne detyre dhe nul po shohim firmen e zonjes Marku ne ndonje arrestim politikanesh te larte.

    Per mendimin tim, Ilir Meta, Damian Gjiknuri dhe Shkelzen Berisha duhet te ishin tani ne gjyq.

    Me te mira, shteti do kellqe jo dobesi burrash e grash me halle te dhomes se gjumit

  • VEEM NJE GABIM I VOGEL SE LIGJI THOTE QE BEHET NEPERMJET NJE KOMISIONI KURSE KJO E KA ME FIRMEN E VET. MEGJITHATE NUK NDRYSHON ASGJE SEPSE GJITHSESI DO ISHTE MIRATUAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *