Nisma e BNA për një emër: Një yll do të ndrijë edhe… për Shqipërinë

Edona Llukacaj

Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar. Yllit do t’i vihet një emër nga vetë shqiptarët. Në 100 vjetorin e Bashkimit Ndërkombëtar të Astronomëve, instituticioni me astrofizikantë nga e gjithë bota dhe që ka të drejtën e vendimit për emërtimin e trupave qiellorë, i dha të drejtën dhe shtetit shqiptar të përfaqësohet me yllin e tij.

Astrofizikantja Mimoza Hafizi shprehet: “Bashkimi ndërkombëtar i astronomëve ka përzgjedhur aq yje bashkë me planetet e tyre, sa ç’janë dhe shtete. Çdo shtet ka të drejtën që ti emërtojë këto trupa qiellorë përmes një procesi sa më të hapur në mënyrë që të marrin pjesë sa më shumë qytetarë. Më duket si një proces që lidh të ardhmen me të shkuarën”.

Çdo shqiptar mund të dërgojë propozimet e tij për emrin që dëshiron, duke u bazuar në disa kritere.

Hafizi shpjegon: “Nuk mund të vihen emra që kanë vdekur në 100 vjetorin e fundit, apo emra njerëzish që janë gjallë. Duhet sigurisht të jenë emra të cilët nuk paraqesin ndonjë interes biznesi apo organizatash jofitimprurëse. Të mos jenë emra të lidhur me politikën, dhe kryesisht synohet që të jenë emra të lidhur me kulturën, me traditën historinë dhe gjeografinë e vendit.”, shton ajo më tej.

Ylli që ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, me koordinata HD 82886, është ylli i Shqipërisë, ashtu si dhe planeti rrotull tij.

Hafizi shpjegon se ndarja e yjeve është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Ajo thotë: “Koordinatat janë përzgjedhur në mënyrë të tillë që ylli të jetë sa më i dukshëm, që të mund të shihet me teleskop. Në këtë moment është e vështirë për ta fotografuar sepse ylli ndodhet në konstelacionin e Luanit, i cili është shumë afër diellit në këtë periudhë të vitit. Kështu që vera ka një disfavor sepse nata është e shkurtër dhe numri I objekteve që ndodhen në pjesën e errët është më i pakët”./ TCh

e.ll./dita

Share This Article
17 Comments
  • Mos u tallni kaq NDYRE me kete popull pa buke!
    Per cfare na duhet si yll,kur ne toke politikanet tane po e shesin Shqiperine?
    Po sikur t’u vihet emri ALBANIA te gjithe yjeve te Arushes se Vogel dhe te Madhe,do ndodhe gje?
    Kush qenka ky pronari i miliarda yjeve qe kerkon te shese emrat e tyre duke tallur menderen?
    A jeni budallenj apo doni te beni edhe ne budallenj?

  • Midis emrave: sali, ylligaripi, monike, like dhe lulxim duhet te shpallet nje konkurim online dhe kush merr me shume klikime, ai emer te vendoset.
    Ne do te kemi shume perfitime, ju nuk mund ta merrni me mend!

    • Ku mund të jepen emërtimet ? Do ketë sondazhe apo ndonjë faqe web-i ? Besoj se më e mira do ishte të vendosej emri i ndonjë shkencëtari/shkencëtare të dëgjuar ilir/e për të treguar edhe në të ardhmën se ne jemi pasardhësit e ilirëve.

  • Nje fitore e papritur;U pranuam ne Parlamentin e Kozmologjise me pare se ne BE.Kjo merite i takone zj.Mimoza.Faleminderit Moza,qe me pare na cove ne Qiell se Kjo Politike ne BE.A e di ti se tani as na ben pershtypje ne se na pranone apo jo BE.Tani kemi “Yllin” tone,ku mund te levizim pa viza.Qe do te thote se tani ja hodhem;pasi kemi ku vemi,ne te semes te gjithe do vemi.

  • te vihet emri me germat e para te heronjve te popullit qe nuk ikin nga karrrrrrigia, salihi, edvini, illyri, munika, ndoka, mehdihoxha,duka i pulave, dashi raqija, duleqisi, dhe disa te tjere qe na cane bythen

  • te vihet emri me germat e para te heronjve te popullit qe nuk ikin nga karrrrrrigia, salihi, edvini, illyri, munika, ndoka, mehdihoxha,duka i pulave, dashi raqija, duleqisi, dhe disa te tjere qe na cane bythen

  • verini emrin e ndonje thengjilli a fingjilli si shkrruhet , te shuar , pra te zi , te ketij tridhjet vjecari “flame” ..!

  • Po pse i dhate ato kordinata te atij”Yllit”tone moj Mimoza? Kush i mban Shqiptaret tashti?Prite kur te filloje eksodi si ne vitet “90.Do te mbushet qielli Shqiperise me drona per tek “Ylli” jone.
    . Tashti te kthehemi tek dobia e vertete e kesaj nisme
    te ketyre astronauteve Ky rasti i emrit per kete Yll qe lerkohet te jape mendim gjithsecili eshte nji shembull edhe per politiken qe te mos veproje ne fshehtesi per cdo vendim qe merr per te “miren e popullit”,sidomos kur harton ligje qe kane te bejne me fatin tone dhe te vendit ,sic jane koncesionet ,qe po e varferojne vendin dhe popullin tone,apo ndertimin e atyre hidrocentraleve te vegjel qe po shterojne burimet e ujit te pijshem per zonat ku ndertohen keta hidrocentrale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *