Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Librazhd, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.
Një 53 vjeçar me inicialet D.Gj. ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku çifti jetonte.
Gruaja është transportuar në spital me urgjencë. Por për shkak të plagëve të marra, ajo ka qenë në gjendje tërësisht të rënduar shëndetësore dhe nuk ka arritur të mbijetojë.
Pas krimit, burri është hedhur nga kati i shtatë i pallatit duke gjetur vdekjen në vend.
Policia ka shkuar në vendngjarje, për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi.
e.ll./dita

Nga mireqenia e menjehereshme kalojne NE depresion