Policia nuk njeh vendimin e Gjykatës: Zonë e mbrojtur, bllokohen rrugët drejt malit të Tomorit

Leda Hysa

Policia e Beratit ka bllokuar sot të gjitha rrugët që të çojnë drejt Malit të Tomorrit. Prej disa orësh, makina  turistësh e vizitorësh si dhe kamionat e firmave të gurit janë të bllokuara në aksin Novaj-Tomorr.

Pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit,edhe pse kanë një muaj e gjysëm që kanë fituar gjyqin me qeverinë,VKM-ja e së cilës për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar” u rrëzua nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë,vazhdojnë të pengohen nga policia për të vijuar punën.

Pronarët e firmave akuzojnë Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi,duke deklaruar se në mal po punon vetëm gurorja që ai ka në pronësi me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Ata deklarojnë se, mali i Tomorrit është blinduar nga forca të shumta të policisë së Beratit, Skraparit e Poliçanit, 5 furgona të FNSH-së, forcat shqiponja, efektivë të qarkullimit rrugor dhe të krimit ekonomik. Firmat janë konfliktuar edhe sot verbalisht me policinë, duke u kërkuar urdhrin me shkrim se përse po bllokohen kamionët të punojnë në Novaj.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Jane bllokuar guroret e Ilir Metes qe po shkaterrojne malin,e kane bere Tomorrin sikur e ka zene Lebroza.
    Shume mire vepron policia.
    Te mos kete seleksionim,
    Per te gjithe njelloj.

    • Po guroret e Adriatik Zotkes kryetarit te bashkise se Policanit pse vazhdojne te punojne? He Demo i ditur na thoj ndonje llaf.

      • Urdheri eshte dhene per mbylljen e te gjitha guroreve, perfshire edhe ate te Zotkes. Nuk besoj se eshte i vertete lajmi se po punohet ne ate gurore. Spekullime. Por ne rast se eshte e vertete duhet shkarkuar menjehere nga puna ky Zotka ose duhet marre si i pandehur.

  • Palet e prekura duhet te pajtojne nje polici private te zbatojne vendimet e gjykatave dhe te lirojne rruget qe mbajne te mbyllura kriminelet e qirilindjes

  • Jemi ne shqiptaret akoma ne diktature .Poitika dhe Blendi Klosi kllouni i Edi Rames ,del ciper gjykatave qe jane te “PAMVARURA:” e jane mbi te gjitha palet .Une nuk jam per prishjen dhe shkaterimin e e natyres .Por ne rastin ne fjale , si ne te gjithe boten perendimore , miret gure nga malet ,ka firma apostafat qe rinovojne natyren .Kjo eshte e thjeshte dhe Blendi klosi e di shume mire kete rinovim te natyres ,,por lepuri fle ne vend tjeter .Cohu o Klosi e na thauj qe , po shkateroni po vidhni diten per diell ,po ndertoni si ne mall te babes tuaj , ne bregdetin e Jonit ,me oligarget e juaj ,si me MANEN e kompani dhe ja keni dhene per m2 cmimin me 1 Euro .Bile nuk te lene te kalosh tek rezortet qe te kalosh ruhen me kallashnikov .Pergjigju o Klosi ,dhe neser do te pergjegjesh personalisht para ligjit e kushtetutes , mbaje mend , do te ktheje bythet e kurrizin Rama ,per keto pislleqe .Tamam si rasti i TAHIRIT qe e cfrytezoi , e moli dhe e hodhi si limon te shtrydhur ne kanal .Me i zgjuar o B.Klosi sinqerisht dua te ndihmoj ..I ke hipur kalit per se mbrapshti ore djale ..Gjykatat jane mbi te gjitha palet dhe me kushtetute .,e ti o Klos je femije nga trute e kokes. .Zbato ligjin e gjykatave dhe mos u be vegel e Rames ,qe dihet je i vene ne rresht per nje edhe ti si te tjerat dhe beni rreshtore nga birbili i Rames..Do me kujtosh nje dite o min Klosi do me japesh te drejte ,por do jete teper vone. per ty personalisht ??!!.

  • kethejani shkelqimin olimpik malit te tomorit, pastrojeni nga teqeja irakene qe ska lidhje me kombin shqiptar leshojani fronin zeusit pellagjik te dodones dimer keqe,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *