Bashkëthemeluesi dhe ish-CEO i Uber, Travis Kalanick, ka bërë blerjen më të shtrenjtë në New York për muajin gusht, sipas verifikimeve të New York Times.
Kalanick bleu një apartament luksoz në lagjen Soho të New York, me çmim 36.5 milionë dollarë.
I quajtur ‘Penthouse North’, në 565 Broome Street, ky apartament ndodhet në katin e 30 dhe është 625.6 metër katror hapësirë banimi, me një hapësirë ekstra jashtë apartamentit prej 315.8 metra katror.
Apartamenti ka 4 dhoma të bollshme gjumi, 5 tualete, sallon gjigant dhe një pishinë me pamje spektakolare të Manhattan.

‘Penthouse North’ raportohet të jetë shtëpia më e kushtueshme edhe për t’u mbajtur.
Taksat dhe mirëmbajtja kalojnë vlerën e 25 mijë dollarëve në muaj.
Në 2017, Kalanick “u dëbua” nga kompania e tij pas një stuhie skandalesh, përgjithësisht denoncime për ngacmime seksuale.
Por vitet e punës duket që kanë dhënë fryte për jetë gjithsesi të kamur.
o.p. / dita

Po garazh ka apartamnti.Nji domosdoshmeri e domosdoshme ne vlersimin e shitblerjes.
PO TA KRAHASOJME ME KRYEMINISTRIN TONE KAQOL DHE ALIFMATRAK, EDVIN DROGA ME “HALLATIN SA BLENDI FEVZIU SHTATIN” DHE ME PASURINE E TIJ QINDRA MILIONESHE SIPAS RAPORTIT TE OSBE-SE,
ky dallkauk milioner maniak seksual:
Duket Palo Gje.
Sa injorante dhe xheloze jane keta palo komentusa .