Prova të reja dalin në dritë nga vrasja dhe përdhunimi i Helen Topaloudi në Rodos, ku të akuzuar janë i riu shqiptar Aleksandër Luca dhe greku Manoli Koukouras.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth nëntë muaj më parë.
Të akuzuarit për vrasjen e saj, Luca dhe Koukouras, kanë përshkruar atë që ndodhi natën fatale.
Dy autorët e dyshuar së pari u takuan më vete.
Sipas raportit, ata dyshohet se kishin paramenduar përdhunimin të studentes fatkeqe.
20-vjeçari shqiptar i dërgoi një mesazh në ‘Facebook’ Eleni Topaloudi që të takoheshin.
Në orën 21:00 të 27 nëntorit 2018 dy të rinjtë u takuan me studenten e re.
Kur vajza shkoi në banesë me dy autorët e dyshuar, ndjeu frikë dhe siklet.
Mësohet se greku dhe shqiptari akuzohen se e kanë përdhunuar duke përdorur dhunë fizike ndaj saj.
Ata e kërcënuan atë me thikë dhe e mbytën në përpjekje për ta detyruar atë në veprime erotike.
Kur vajza humbi ndjenjat, menduan se vdiq.
Për të fshehur krimin, e hodhën studenten nga një shkëmb buzë detit.
Autopsia tregoi se e reja ishte gjallë kur e hodhën nga shkëmbi dhe vdiq nga plagët e shkaktuara nga përplasjet dhe lartësia.
Pas krimit greku ka fshirë llogarinë e tij në Facebook.
Të dy të pandehurit ia hodhën fajin njëri-tjetrit që nga fillimi.
Dy të rinjtë janë arrestuar më 27 nëntor.
b.b/dita

Kalbini Brenda shkerdhatat..guri gurin mos ja u pafte…me mire djepi bosh se me mostra te tille..ptuuuuu rrace muti..