Zjarret masive në Australi kanë bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Në disa rajone vatrat e zjarrit kanë djegur një mori banesash. Shërbimet e zjarrfikësve në të dy shtetet konfirmuan se dje zjarret prekën të paktën 100 zona, ku prej të cilave 51 zona janë ende nën flakë.
Zjarret kanë përparuar me shpejtësi ku janë evakuuar mbi një mijë persona dhe janë përfshirë nga flakët të paktën 21 objekte.
Në disa shtete australiane është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa banorët në rajonet ku gjatë shtatë ditëve të ardhshme nuk priten reshje shiu janë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të zjarreve të reja.
Me qindra zjarrëfikës janë angazhuar në terren dhe vazhdojnë të tentojnë që të vënë në kontrollet vatrat e zjarreve.
b.b/dita
