Milionat e humbuara nga automjetet e përdorura

redaktor

Për periudhën Janar-Shtator 2013 janë regjistruar për herë të parë në total 39 mijë e 625 automjete të reja dhe të përdorura. Nga kjo shifër, 275 mjete janë me kilometrazh zero të importuara nga vetë individët, 2049 janë shitur në vend nga koncesionarët dhe pjesa tjetër janë makina të përdorura. Sipas të dhenave zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, duke bërë një llogaritje të thjeshtë, rezulton se në këtë periudhë janë shitur vetëm 2324 automjete të reja, çka është një numër shumë i vogël kundrejt atyre të  përdorura. Këto të fundit, që janë të gjitha të importuara dhe të regjistruara për herë të parë, kapin shifrën e 37 mijë e 301 automjete. Në këto kushte, gjithë këto vite, qeveria heq dorë nga të ardhurat e këtij biznesi, që edhe pse ilegal arrin të mundë tregun e automjeteve të reja. Kështu, nëse këto biznese tregtimi të makinave të përdorura në të gjithë vendin, do të formalizoheshin, duke u futur në sistemin tatimor, shteti do të vilte të ardhura të majme dhe do të krijonte barazi fiskale mes koncensionarëve dhe këtyre tregtarëve. Edhe pse ekzistojnë me qindra akrivitete të këtij formati, në tatime nuk figuron asnjë pronar dhe asnjë i punësuar.

Share This Article
16 Comments
  • po ne jemi e shtet i pasur dhe dhunen vene saksione qe te mos hyjne te perdorurat ,dhe makinat e reja qe vijen ketu le ti futin ne BE se ndoshta tagohen andej se i plotesojne kriteret
    e BE ,pra makinat e reja as per ne ale sjane keshtu qe me mire nje makine 10-vjet se nje e re qe caperlohet per 1-vit ,po jane interesat e kocesionare qe e ngrene se spo fitojne por harojne qe e filluan me te futur popullit dhe e hengen vet .sa per shtetin sa me shume makina ne qarkullim aq me shume fitime nga aksiza e naftes

  • Tani kane kaluar te gjithe nga klani i makinashitesve me makina te reja…NUk eshte e vertete qe nuk paguhen taksat…Provoje te besh cdoganimin pa paguar TVSH taksat doganore etj, provoje nje here te besh transferimin e pronesise pa paguar 10% sipas vleres se automjetit apo te mos paguash kontrollin teknik kur behet transferimi..keto jane perralla…Jamdakord me “rilindjen” dhe me shkurtimin e qarkullimit te rrangallave neper rruge, por shteti le te beje rruget e reja dhe te merret me karburantet se edhe mjetet e reja i shkaterruam neper gropat e pushtetareve…Mos e egzagjeroni me cakerrima..shteti te shikoje targat fallco neper rruge e sigurimet e tatimet…te tjerat, njeriu vendos vete ti jape apo jo leke dulakut, papulit apo noshit qe te grijne me kosto per nje vidhe…

  • Shume po i jepet rendesi koncesionareve te makinave te ciles skane asnje merite perveç se e marrin dhe ja ngrene çmimin makines. Jemi ne shoqeri te lire dhe sejcili e ble makinen si do ai.
    Ka shume pak tregje makinash te perdorura dhe ato duhet te taksohen por shumica e makinave jane blere nga individe jashte vendit ose ja u kane sjelle te afermit ose shoket. Jane paguar te gjitha detyrimet TVSH, taksat etj. Evazioni nga shitja brenda e makinave te perdorura nga tregetaret informale eshte sa nje qime floku ne krahasim me humbjet prej doganave, tatimeve, lojrave te fatit, ndertimeve pa leje etj.

  • Ore s’po kuptoj nje gje:Pse duhet te dalin lajme te tilla qe vetem lajme nuk jane.E di ky gazetari se ne c’nivel eshte 70% e popullsise?po pse 30% e pasur do e beje ligjin ketu?Me se do e blejme makine e re kur nuk kemi shtepi te fusim koken?Dhe me rrogat qe jane eshte e pamundur te blesh qofte dhe per 20 vjet.Mos valle jane propagande e qeverise qe do te ngreje taksat?Vitin qer shkoi per nje makine familjare kam paguar 500 mije leke taksa dhe eshte skandaloze te mendosh qe do i ngrejne perseri.Kush po tallet me kete popull keshtu?Cfare eshte kjo lufte e re klasash keshtu?Edhe nese e blen nje makine te re,cmimet e pjeseve te kembimit te tyre jane tmerresisht te larta,per me teper ato nuk jan imune nga defektet.Une dua te mbaj nje makine te vitit 93.Konsumon pak karburant,eshte e thjeshte dhe e besueshme,nuk kam nevoje per komoditet,eshte brenda kushteve teknike.Perse u dashka te paguaj me shume takse? Kuptohet pse eshte rumpalle dhe eshte arka bosh.

  • Te dneruar Lexues. Pshe nje koment tuajin qe nuk dua ta debatoj por dua vetem te saktesoj. Eshte mire qe te kemi makina dhe patjeter populli ka nevoje per mobilitet por a mendoni se cfare blejme a e dini qe nuk ka nje makine pa Km te zvogluar e jo pak por deri ne 200 000 Km te ulura a e dini qe CO2 pra dioksidi i karbonit eshte shkaktare per kancerin e keto makina leshojne me bollek ne ajrin qe ne thithim femijet tane thithin e cfare per hire te levizjes apo pasjes se nje makine ne duhet te nxisim VDEKJEN!?
    E dyta po eshte e vertete qe paguhen taksa per makine te perdorur po e dini qe shteti yne merr per baze nje revist Italiane per te vendosur cmime reference per pagesen e TVSH se takse tjeter nuk ka? Po kjo makine kur shitet mbi cbaze i vilet 10% i te ardhurave? Po a e dini qe Koncensionar paguan 20% e jo dhjete ne fatkt sepse eshte subjekt TVSH. Ajo cfare thuahet me lart ne artikull nuk eshte e vertete sepse makinat e reja po bien perdite por ama meqe ka kaq shume treg te perdorurash a mendoni se koncensionaret se kane mundesine te shisin te perdorura madje edhe me garance? Jo nuk e bejne sepse jane te trajtuar me keq sesa individet qe shesin ne rruge jane te pabarabart. Kjo kerkon formalizim nuk mundem une te sjell 100 makina ne vit pa historik pa asnje garanci dhe te paguaj taksa pra TVSH se gjysma e koncensionareve dhe ne kete rast shteti nuk vjel mjaftueshem taksa qe te na i rishperndaj ne qytetareve. Bota po rend pas se gjelbres e ne duhet te mendojme mire edhe per abjentin. A e dini sa servisa ka ne shqiperi qe nuk paguajne taksa e ku keta makina sherbehen me mallera te nje cilesie te dobet te pa kontrolluara a e dini sesa taksa smerr shteti? A mendoni se jetet e juaja ne keto makina jane me te sigurta ku cilesia e pjeseve nuk dihet se nga e ka origjinen? A keni menduar se makinat pa kriter moshe e ndotje e sigurie mund tju vrasin neser ne rruge e pastaj do jete teper vone per te reaguar ?
    A keni menduar se cfare cilesie karburanti ka ne shqiperi kush i kontrollon ku te ankohet publiku i shkrete per keto padrejtesi qe i behen? Ja vlen te paguash dicka me shume ku e mira jote te mos jete e keqja tjeterit vetem ne kete rast ne shqiptaret qe pretendojme qe jemi Europian do te fillojme ti kuptojme e besojme vlerat e EUROPES
    Act NOW duhet shtet!

    • e dime mire dioksidin e karbonit,,por eshte mire te hiqni Kurum,,metalurgjik ,,si fillim,,te regullohen minierat e bulqizes ,etj etj..

    • Jam krejtesisht dakord me parafolesin!

      Do shtoja vetem ceshtjen e sigurise ne rruge: Nje makine e ’93 nuk mund te ofroje kurre sigurine e nje makine te 2009 e mbrapa.

    • Edhe une e dua nje te re , biles fringo , por me cfare ta marre xhanem ?!…

      Thoshte im’ate ” Nuk ndotet ajri nga nje pordhe e imja , por nga pordhat e qeverise qe dalin nga oxhaqet e larte…”

      Nga aksidentet keto vite nuk kam degjuar qe eshte vrare dikush pasi kishte makinen e vjeter, por ngaqe rruget e reja jane ndertuar si te vjetra dhe qe makinat e reja i bejne menjehere te vjetra…pasi te del para lopa,karroca, qerrja,dy e tri rroteshi…

      E dua dhe une nje te re, gjumi s’me ze , por s’kam takat , ndaj dhe e puth plaken cdo mengjez e i farkoj llamarinen e demtuar tek-tuk…

      Edhe ne Europe ka shume, madje shume si une, te pakten rreth e rrotull !

    • Ne vendet e Evrops nuk ka vetem makina te 2009 e siper perkundrazi, jane shume me te vjetra se tonat. Nuk eshte makina qe ben tumin e keq por eshte me shume karburanti i pezier e i cilesise se ulet. C’pune kane pjeset e kembimit, ato mund te jene gjermane apo turke varet sa e mban xhepi dhe nuk eshte pune sigurie, provoje nje here te blesh nje makine te re tata e ta shohesh apo cherry..Arsyetimet e tua nuk kane asnje sens..jane te nje personi qe nuk ka patur asnjehere makine…Leri ato act now dhe mos u egzalto…eshte thjeshte loje parashe koncesionareve…aaa edhe dicka(meqe nuk e di) TVSH paguhet ne dogane mbi bazen e quattroruote e cila sot per sot eshte revista me e mire ne itali por qe ofron sherbimin e kuotimit te makinave per donagat e gjysmes se evropes…perse serviset e padroneve te makinave te reja paguajen taksa dhe te tjeret jo apo keshtu ta kane thene ty…apo se ta kripin koken me cmim 3 fish…

  • Nje histori me makinat e reja dhe ato te vjetra.
    Ne nje emision te Fevziut ishin ftuar koncensionare makinash te reja dhe nje qeveritar. Ankuan ata se nuk ju shiteshin makinat dhe u ngref qeveritari se do te mbronte tregun e tyre.
    Nuk vonoi dhe qeveria Berisha beri nje ligj te ri mbi taksimin e makinave me kubik vite prodhimi nafte/benzine dhe TVSH sigurisht. Nje makine qe shqiptari me pak kursime e blinte diku 1500 deri 2000 euro i kushtonte dogana deri 5000 euro.
    po jo vetem kaq, por beri dhe nje ligj per shitjen e makinave. Perseri e njejta formule. Perseri shuma marramendese parash.
    Qeveria do mblidhte miliarda leke, makinat e reja do shiteshin me shumice.
    Cfare ndodhi ne te vertet:
    Asnje cdoganim , para jo . U mbush vendi me makina me targa te huaja( dhe me njerez shkelsa te ligjit, me prokura per makina e asnje shitje te brendeshme)
    Tere shqiperia notonte ne informalitet.
    Mos perseri do te kthehemi atje ku ishim?

  • PER ARTANIN; PERSE NUK SHKON TE NGRESHE BIZNES MAKINASH TE REJA NE POL TE VERIUT/
    NE SE NUK SHITEN MAKINAT E REJA TE GJEJ UNE NJE ZGJIDHJE: MBYLLE KETE BIZNES SE NUK ESHTE PER KETU
    kA ME THJESHTE?

  • KTO MAKINA ECIN EDHE NE EUROPE POR PROBLEMI ESHTE FILTRI QE DUHET TA KENE NQS NUK N E KANE DHE NATYRISHT CILESIA E NAFTES APO BENZINES FILTRI ME DUKET KUSHTON TE 400-800 EURO………

  • Problemi nuk qendron tek makinat e vjetra pasi kudo ne bote ekzistojne automjete te vjetra apo te reja. Nuk jam dakord qe barra financiare e perdoruesve te makinave te vjetra te rendohet, perkundrazi te jete e barabarte (mos te kete diskriminim bazuar dhe mbi nocionet kushtetuese ku bazohet sot shteti). Me gjendjen e sotme ekonomike, cmimet e naftes, papunesia etj. zgjidhja nuk eshte t’i kthejme syte tek personat qe nuk mund te blejne nje makine te re. Natyrisht subvencionet e shtetit jane (perjashtimi nga taksat per 3 vjet) por per dike qe ka nje rroge mesatare prej 30 000 leke eshte absurde te pretendohet te blihet nje makine me cmimet e sotme DUKE FILLUAR NGA 9.999 EURO (versioni baze 1 400 000 Leke), aq me teper te vihet ne diskutim ngritja e barres financiare.
    Makina nuk eshte nje objekt lluksi (nqs e shihni ashtu syte ne kete rast hidhini nga makinat e reja dhe te shtrenjta me kuaj fuqie te larte) por domosdoshmeri per shume familje shqiptare.
    Natyrisht qe ndotja e makinave te vjetra eshte me e larte, por kjo per nje seri faktoresh, kryesori do te thoja une eshte cilesia e naftes. Nqs nuk garantohet cilesia e naftes, eshte iluzion ngritja e pretendimit te demeve mjedisore. Per me teper, shteti ka miratuar norma ekzakte te lejimit te ndotjes mjedisore per makinat qofte te vjetra apo te reja. Nqs keto norma kalohen (sic certifikohet automjeti per te levizur nga kontrolli i detyruar vjetor) personi s’ka pse te paguaje me teper.
    Pershtypja ime personale eshte se shteti po bie pre e presionit te koncesionareve. Nqs njerezit mundohen t’i hedhin hi ne sy njeri-tjetrit me pretendimin se tregu i automjeteve te perdorura eshte informal etj. duke humbur te ardhura shteti, te nderuar eshte genjeshter. Shteti ka me teper perfitime nga makinat e vjetra ne nje afat me te gjate per keto arsye: Makinat e reja pasi blihen, minimalisht per 3-4 vjet nuk kane nevoje per nderrim pjesesh, riparime etj. Ndersa makinat e vjetra kerkojne pjese, kontrolle apo nderrime te shpeshta, sende dhe sherbime per te cilat shteti mer TVSH, paguhet mekaniku, shitesi i sendeve etj.
    Informaliteti dhe korrupsioni duhet te luftohet, pasi ai eshte shkaktari kryesor i humneres ne buxhetin e shtetit. Jemi te gjithe koshiente qe neper lokale dhe klube nate (madje dhe ne zonat kryersore te kryeqytetit) nuk leshohet kuponi tatimor, pale te mendojme se cfare ndodh ne qytetet periferike. Personalisht nuk mbaj mend te me jete dhene ndonje kupton ne rrethe. Neper autobuza jepen gjysem bileta, sa dhe fatorino del me i zgjuar se shume prej nesh te cilet paguajme cmimin e sherbimit.

    Me kujtohet kur qeveria ishte ne opozite qe shprehej kunder vendimit te athershem (ne mos gabohem para 2-3 viteve) per rritjen e takses se makinave te reja. Kur qeveria e kaluar e hoqi kete vit pavaresiht prapavijave politike, kjo qeveri e perkrahi si nisem megjithese shprehu shqetesimin per qellimet politike.
    Nuk po kerkoj te mbeshtes asnje krah politik pasi jam vetem me ate cfare eshte e drejte dhe e moralshme, e ndonjehere duhet te prevaloje kjo e dyta. Gabimi me i madh i qeverise do te ishte rritja e takses se automjetit e cila barazohet njesoj me rritjen e cmimit te bukes, pasi eshte nje send i nevojshem dhe i domosdoshem. Kesaj i thone te nxjerresh dhjam nga pleshti.

    Rruga eshte drejt luftes se informalitetit dhe korrupsionit duke vendosur ne krye te administrates pergjegjese te vjeljes se ardhurave, persona te besueshem dhe me personalitet. Jo djali filanit, dhendri etj. Besoj ne “Rilindjen” e vone Shqiptare, te shek 21, ajo qe ndodhi me Tiranen duhet te ndodhi me Shqiperine. Koha eshte flori

  • Pershendetje perseri,

    Nuk e kuptoj pse nuk mirekuptohemi me nj-tj?! Thjesht dhe vetem thjesht ne qytetaret e ketij vendi te bekuar nga natyra qe na ka fale gjithcka a duhet me luksin ose nevojen tone ta shkaterrojme ate e si rrjedhoje dhe veten tone? Une nuk jam qe taksat te rriten ne menyren me ketegorike JO, por ama per makinat e Luksit dhe ato me cilindrate te madhe me patjeter PO!
    A duhet qe shteti te mbledhi me shume taksa qe te kemi me shume rruge po por nuk eshte e nevojshme qe vetem te rriten per te mbledhe me shume un thjesht me lart tregova nje shembull sesi mund te mblidhen 10% me shume takse duke detyruar TVSH e shitjes qe bejne individet pra formalizimin e ketij tregu.
    Ndersa per noramt e ndotjes qe ka te percaktuara Shqiperia kjo eshte e vertete por po ju Garantoj qe SGS nuk ben anje test te tille sepse tre rrotaket sepse nuk e di si quhen qe bredhin rrugeve te fierit apo edhe te gjithe Shqiperise jane ndotesit me te medhenj dhe per mua nuk duhen lejuar. Dhe dicka tjeter a e dini sesa veta mbjane ne pune koncensionaret jane vellezerit motrat e te afermit tone a e dini sesa para kane investuar e pse ti kritikojme kur ato mundohet me te drejte te bejne lobim???
    Sa te punesuar ka Genci Miri Lenci qe sjellin me qindra makina (emrat jane te marre per ilustrim) ne vit si i rishperndajne te ardhurat???
    Miq te behemi pak me mendje hapurt bota te ciles duam ti afrohemi nuk eshte keshtu si pretendojme ne!
    Pse nje zoteri apo zonje duhet te blej nje Benz te vjeter 20 vite 3000 kubik me cmim 10 000 Euro e mos te blej nje makine me cilindrate me te vogel po me aq lek ??? Sepse mendtaliteti ketu nuk eshte ai europian. E ne qe komentojme pra hargjojme kohen qe vlen para ne kete forum te nderuar nuk i flasim nj-tj per keto gjera. Ne kemi nevoje te ndryshojme pak e nga pak Kulturen.
    Te jeni te gjithe te bindur qe rradhen pastaj e ka Korum apo cdo kompani tjeter qe nuk investon ne mireqenien e ambjetit ku ne te gjithe jetojme
    Dhe e fundit nqs keto gjera nuk behen ne fund ne une ju kemi vetem nje arme ne dore VOTEN qe te ndryshojme qeverine.
    Ju uroj te gjitheve (perfshi veten) pak me vemendje per komunitetin ose me sakte te shohim pak pertej vetes keshtu do jemi me tipare me Europiane!
    Shtepia ime nuk duhet te mbaroj tek pragu por te gjithe bashke te kemi lagjan tone qytetitn tone vendin tone e sebashku te kujdesimi per nje jete me te mire me te sigurt e me sociale!

  • Ky eshte nje problem i madh ku palet ne konflikt unteresi nuk duhet te perfshihen- e kam fjalen per pronaret e kompanive koncesionare.
    Se pari ne jem nje popull teper i varfer e me mundesi shume te kufizuara ekonomike- e kam fjalen per ne qytetaret tatimpagues jo per qeveritaret e trafikante,
    Se dyti sherbimet e trasportit publik jane ne nivel afer zero, teksa ne duhet te shkojme ne pune e ne shkolla perdite.
    Se treti niveli i larte i ndotjeve eshte problem qe kerkon zgjidhje.
    Do te qe mire te ndalonim importin e makinave me te vjetra se 7-8 vjete, te forconim kontrollin e tymrave ne kolaudim, te hiqnim nga qarkullimi makinat mbi 20 apo 25 vjeçare e tj.
    Por shume e rendesishme eshte qe te ndalojme qarkullimin e gjithe ketyre makinave me targe te huaja si ne asnje vend ne Europe. Eshte marrezi te mendosh qe ne, “varfanjaket” shqiptare paguajme per qarkullimin e makinave tona taksa te kripura e kolaudim çdo vite (ne Europe behet çdo 2 vjet), ndersa ata qarkullojne me mjete qe i paguajn taksat gjetiu. Shume prej tyre jane te stacionuar ketu.
    Po ashtu ligji duhet te jete shume i ashper me te fortet qe qarkullojne pa targa, me targe te skaduara, me xhama te erresuar, pa asnje takse te paguar.

  • Eshte e vertete qe shumica e makinave ne Shqiperi hyjne ne menyre private dhe i shmangen detyrimeve tatimore … Por nuk eshte e vertete qe nuk ka firma private qe zhvillojne kete aktivitet sipas rregullave … Une njoh te pakten dy te tilla , nje ne Fier dhe nje ne Vlore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *