Goditet banda e grabitësve me gjashtë shqiptarë

Edona Llukacaj

Autoritetet greke kanë goditur një bandë  me 8 anëtarë që akuzohen për grabitje. 2 prej të arrestuarve janë grekë, ndërsa 6 prej tyre shtetas shqiptarë.

Sipas mediave greke, banda kryente grabitje të armatosura në biznese, shtëpi dhe parkingje private në zona të ndryshme të Atikës.

Policia ka bërë publike fotot e 6 shtetasve shqiptarë të ndaluar, duke bashkangjitur dhe disa të dhëna personale.

Sipas raportimeve, banda kryente grabitje me maska, armë zjarri, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta e kështu me rradhë.

Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni në emër personash që nuk ekzistojnë.

Pas ndalimit, policia, raportohet të ketë sekuestruar një sasi të madhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me liçencë të falsifikuar, 2 liçenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.

Policia greke bën me dije se grupi i grabitësve i ka kryer këto veprimtari kriminale në 6 pika karburanti, 2 parkime private, 1 shtëpi dhe  ka grabitur dhe 1 motorçikletë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës, ndërsa hetimi për përfshirjen e tyre në vepra të ngjashme do të vazhdojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *