Pas zjarrit në Mullet të Tiranës, një tjetër vatër zjarri ka marrë përmasa të mëdha në Fier.
Bëhet me dije se një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e së dielës një zonë kodrinore në Cakran.
Zjarri raprtohet të ketë prekur një sipërfaqe me pisha, ullinj dhe shkurre.
Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit kanë shkuar në vendngjarje për të marrë nën kontroll flakët.
Terreni e ka vështirësuar shumë punën e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve që favorizohen edhe nga era.
e.ll./dita
