Duke nisur nga dita e hënë, të gjitha automjetet do të kalojnë në skanerin e task-forcës së transportit rrugor së bashku me policinë rrugore, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare.
Në njoftim thuhet gjithashtu se autoritetet kanë evidentuar rreth 10 mijë automjete të cilat qarkullojnë pa certifikatën e kontrollit teknik në bazë të analizës së të dhënave elektronike në sistemin e DPSHTRR.
“Task-forca është në terren për të kontrolluar linjat qytetëse, ndërqytetëse, transportin e udhëtarëve dhe transportin e mallrave”, thuhet në mesazh.
“Gjithashtu për të gjitha automjetet të cilat nga verifikimi në terren do të rezultojnë me probleme teknike, do të rikthehen për një kontroll të dyfishtë në kolaudim. Kjo procedurë synon minimizimin e ndotjes nga automjetet dhe rritjen e sigurisë rrugore,” bën me dije DPSHTRR.
o.j/dita

Karburanti i perzier dhe jashte standarteve, eshte ai qe sjell ndotje, dhe jo rrotat apo pistonat e makinave. Mirepo do gjendet ndonje sebep gjoja per mjedisin, per te mbushur xhepat e kompanise se kolaudimeve, meqense ata blen koncesionin dhe per dy vite te tjera, duke dhene perqindjet te korrupsioni Rilindas. Te gjitha behen per fitimet e nje grushti njerezish ne kurriz te te tjereve.
Cilesia e rruges dhe mungesa e sinjalistikes shkaktojne aksidentet. Jo rrotat dhe motori.
Gabimet e shofereve gje tjeter. Vetem kolaudimi nuk ka pune ketu.
Bojkotojini kolaudimet masivisht .
Cfare do u bejne gjithe shofereve njeheresh. U rruajne trapi.
Epo duhet te jemi shume te kenaqur me kete koncesion.
Partia partia partia